• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Monitorimi i lajmeve mjedisore të paketës informative “Mjedisi Sot"

Programi i Informacionit Mjedisor, është krijuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri  në vitin 2000 si një burim i rëndësishëm monitorimi, vetëndërgjegjësimi dhe si një bazë të dhënash sistematike për analizim të mëtejshëm dhe studim tendecash në fushën e mjedisit, për publikun e gjerë. Akoma sot, vit pas viti puna sistematike vazhdon me synim rritjen e kulturës komunitare në respektin për natyrën drejt zhvillimit të qëndrueshëm sepse REC Shqipëri e konsideron shkëmbimin e informacionit si një mjet shumë të rëndësishëm në përmirësimin e mëtejshëm të situatës mjedisiore.

Vijo leximin

Print

Librazhd – Ruajtja dhe promovimi i vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Në kuadër të “Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit”, Shoqata e Gruas në Librazhd organizoi aktivitetin me qëllimin që të rrisë rolin e gruas në ruajtjen dhe promovimin vlerave të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Ky projekt i mbështetur nga PPNEA do të ndihmojë gjithashtu në promovimin e turizmit familjar dhe në rritjen e qëndrueshme te të ardhurave ekonomike në zonë. Tashmë Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë është kthyer në një atraksion të mirëfilltë turistik.

Vijo leximin

Print

“Amantia”, muzeu si kasolle, DRKK Vlorë kërkon ndihmën e shtetit

Vjen i pari reagim zyrtar për çështjen e Parkut Arkeologjik të Amantias. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Vlorë kërkon ringritjen e Muzeut Arkeologjik të Amantias, por kjo nismë ka hasur në vështirësi, pasi banorët që jetojnë në këtë zonë e kanë kthyer ish- godinën e muzeut në kasolle për bagëtitë e tyre. Sipas drejtorit të DRKK Vlorë, Agim Haxhiraj, kërkohet ndërhyrja e shtetit për të larguar bagëtitë nga ky objekt, dhe më pas të fillojë puna për të rikthyer muzeun arkeologjik në funksion.

Vijo leximin

Print

93 vjetori i krijimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar

Më 27 Janar të vitit 1923 u miratua ligji i parë mbi pyjet dhe kullotat, për këtë arsye u vendos që 27 Janari të jetë dita e ''Shërbimit Pyjor Shqiptar'' e cila për herë të parë u kremtua në vitin 1998. Miratimi i këtij ligji njihet si një nga kontributet më të vlefshme në historinë e pylltarisë. Ligji i parë për pyjet dhe kullotat, merr vlerë veçanërisht për mbështetjen e tij për qeverisjen e pyjeve në bazë të parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm, parim bazë dhe i përhershëm për mirëmenaxhimin e pyjeve dhe ruajtjen e ekuilibrave natyrore.

Vijo leximin

Print

Fjala e ministrit Koka për 93 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar

Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, kreu i Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka është shprehur sot për 93 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar me mirënjohje për punën e pionerëve të këtij shërbimi dhe e cilëson atë si busull për politikat që duhet të ndjekë institucioni që ai drejton. Postimi i plotë vijon si më poshtë:

Të dashur miq,

Sot është një ditë e shënuar në pylltarinë shqiptare! 93 vite më parë u krijua Shërbimi Pyjor Shqiptar.

Vijo leximin

Print