• Kreu
  • Të tjera
  • Aktiviteti njerezor

Moratoriumi, Koka jep alarmin: Në 8 vite janë dhënë mbi 2.600 leje mjedisore

Ministri Lefter Koka, në takimin e zhvilluar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese kërkoi që moratoriumi të shihet si emergjencë, për të ardhmen e vendit. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se lejet për shfrytëzimin e pyjeve janë ulur ndjeshëm. Nga viti 2005 – 2013 janë dhënë 2676 leje ndërsa në vitet 2014- 2015 janë dhënë 24 leje. Përpara komisionit, Koka raportoi se është ndaluar në masën 100% eksporti i qymyrit të drurit. “Vetëm në 8 vjet janë dhënë 2600 e ca leje shfrytëzimi pyjesh. Në 120 ditë pune që ka një administratë shtetërore i binte mesatarja çdo ditë të jepeshin 3 leje për shfrytëzim pyjesh.

Vijo leximin

Print

Shoqatat mjedisore: Përse po vonohet shpallja e Porto Palermos park nënujor?

Shoqatat mjedisore kanë akuzuar dje Ministrinë e Bujqësisë se po mban peng vendimin për shpalljen e Porto Palermos park nënujor. Përmes një reagimi në media, shoqatat bëjnë me dije se kjo zonë para një viti është studiuar nga ekspertë dhe nga Ministria e Mjedisit, të cilët kanë propozuar të shpallet park kombëtar nënujor. Por ende sot vendimi nuk është përcjellë në qeveri për shqytim dhe miratimi vazhdon të mbetet i myllur në sirtarët e Ministrisë së Bujqësisë. Duke vënë në pah bukuitë e këtij porti, shoqatat mjedisore nuk kursejnë akuzat në adresë të ministrit Panariti dhe dikasterin që ai drejton.

Vijo leximin

Print

Në gjurmët e udhërrëfyesit; turistët e huaj gjallërojnë Bjeshkët e Namuna

Martin Shkafja, udhërrëfyes turistësh prej 20 vitesh rrëfen vitalizimin e Alpeve në dekadën e fundit, por edhe vështirësitë dhe të papriturat që natyra u rezervon turistëve. Pas 25 vitesh punë në gjeologji, Martin Shkafja ishte në kërkim të një profesioni të ri në mesin e viteve ’90, kur një grup turistësh francezë e pajtoi si udhërrëfyes të aventurës së tyre drejt malit të Jezercës. Njëzet vjet më vonë, ai numëron me qindra turistë të shoqëruar në rrugë të rrezikshme dhe zona të thella të Bjeshkëve të Namuna; një profesion të cilin thotë se do ta vazhdojë derisa ta lënë fuqitë.

Vijo leximin

Print

Përmirësimi i efektivitetit të mbulimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare

Në kuadër të iniciativës së Granteve të Vogla, realizuar me mbeshtetjen e WWF, UNDP dhe CEPF, INCA po vazhdon punimet për instalimin e infrastrukturës ndihmëse turistike në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan. Investimi i Granteve të Vogla konsiston në:

- riparimin e molit të vjetër ushtarak në Gjirin e Shën Vasilit duke e bërë një mol të sigurt për ankorimin e varkave turistike gjatë sezonit të verës;

- instalimin e dy shtigjeve tokësore në Gadishullin e Karaburunit;

Vijo leximin

Print

Ndërgjegjësimi i komuntetit lokal për ndalimin e gjuetisë

Gjatë javës së parë të janarit ekipi i ASPBM ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësimi me komunitetet lokale të Zonave të Mbrojtura, në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 7/2014 "Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë". Ky ligj parashikon ndalimin e gjuetisë deri në muajin mars të këtij viti. Në fushtatë janë përfshirë të gjitha komunat përreth 5 zonave të mbrojtura (ZM) të shpallura si tepër të rëndësishme për shpendët shtegtare, si Liqeni i Shkodrës, Velipoja, laguna e Patokut, Kune Vainit dhe Gjiri i Lalzit.

Vijo leximin

Print