• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Krimbat, e ardhmja e ushqimit për kafshët shtëpiake

Konkurrenca në çmime ka bërë që sipërmarrësit të jenë gjithmonë në kërkim të burimeve të reja me qëllim uljen e kostove. Në këtë drejtim, prej disa vitesh prodhuesit e ushqimit për kafshët shtëpiake po shikojnë alternativa të mishit të kuq me qëllim uljen e kostove të prodhimit. Rreth 5 vite më parë, biologët nga Universiteti i Uageningen në Hollandë konfirmuan se krimbat e rritur për ushqim për njerëzit nuk clirojnë metan, fermat nuk kanë nevojë për energji për të ngrohur mjediset, ndërkohë që këto insekte bëjnë një konvertim të ushqimit në proteinë në nivel të ngjashëm me pulën por më mirë se derrat dhe gjedhin.

Vijo leximin

Print

Tirana në panairin e Brukselit, Veliaj: Mundësi promovimi, impuls pozitiv për ekonominë

Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi e mirë për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Ndërkohë që, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin në këtë panair.

Vijo leximin

Print

Mjedisi në politikën e qeverisë mbetet ende “fëmija i njerkës”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, renditet në vendet e fundit për vlerat e parshikuara financiare të Planit Buxhetor Afatmesëm për vitin 2017-2019. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit planifikon menaxhon dhe administron zbatimin e programit të Qeverisë. Ajo ka rolin e koordinatorit të të gjitha drejtorive të politikave për ndjekjen në vazhdimësi të problematikave afatshkurtra dhe afatgjata në fushën mjedisore. Por cila është politika mbi mjedisin e qeverisë aktuale?

Vijo leximin

Print

Rikthehet “Dhuro një pemë, 2017”

“Dhuro një pemë, 2017”, nisma e bashkisë së Tiranës rikthehet për të nxitur qytetarët të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit. “Sigurisht që mundemi, ne i duam donatorët e pemëve. Ju mund të zgjidhni llojin e pemëve dhe vendndodhjen për mbjellje”, shkruan Veliaj në postimin e tij në Twitter. Në dispozicion të të interesuarve ofrohet informacion mbi llojin e pemës dhe moshën e saj sipas standardeve të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Për dhurimin e një peme informacioni për dhuruesin do pasqyrohet dhe promovohet në inventarët online të APR – Bashkia Tiranë.

Vijo leximin

Print

18 - 26 nëntor, Java Evropiane për Zvogëlimin e Mbetjeve

Kjo javë është një nismë që synon të nxisë ndërmarrjen e veprimeve për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me burimet e qëndrueshme dhe menaxhimin e mbetjeve, përgjatë një jave të vetme. Java Europiane për Zvogëlimin e Mbetjeve ka filluar si një projekt i mbështetur nga Programi LIFE+ dhe Komisioni Evropian dhe konsiston në organizimin e aktiviteteve të shumëfishta përgjatë një jave, në të gjithë Evropën, me qëllim rritjen e ndërgjegjes së publikut për zvogëlimin e mbetjeve. Slogani i këtij viti është "Ripërdor dhe Riparo, Jepi një jetë të re".

Print