• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Për herë të parë këtë vit, monitorohet niveli i zhurmave urbane në Pogradec

Për herë të parë këtë vit, monitorohet niveli i zhurmave urbane në Pogradec

Mbështetur në legjislacionin shqiptar për nivelin e zhurmave urbane si dhe Programin Kombëtar të Monitorimit të Mjedisit për vitin 2017, për herë të parë këtë vit është realizuar monitorimi i nivelit të zhurmave urbane në qytetin e Pogradecit. Monitorimi është realizuar në 2 stacione, në hyrje të qytetit dhe kryqëzimi tek Terminali i Autobusëve. Ky monitorim është realizuar për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane është i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A .

- Stacioni i monitorimit është instaluar në hyrje të rrugës kryesore ku kryhet lëvizja e automjeteve në qytetin e Pogradecit dhe për në Korçë si dhe rrugës dalëse nga Pogradeci.

- Stacioni është instaluar në kryqëzimin pranë Terminalit të Autobusëve ku kryhet lëvizja e automjeteve nga rruga nacionale Pogradec-Korcë.

Nga analizimi i të dhënave të monitoruara duke e krahasuar me normën ditën ( 55 dB) nga ora 06°° - 23°°dhe natën nga ora 23°° - 06°° (45dB), nuk vërehet tejkalim i normës ditën vetëm në stacionin te kryqëzimi pranë Terminalit të Autobusëve me 2%, ku vlera e monitoruar është 56.22 dB nga 55 db që është norma ditën. Natën nivelet e zhurmave janë nën normë. Në stacionet në hyrje të qytetit nivelet e zhurmave janë nën normë si ditën dhe natën.

Print