• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • REC Shqipëri, tri projekte të reja në zbatim

REC Shqipëri, tri projekte të reja në zbatim

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri nisi vitin me dy projekte të reja mbi ndryshimet klimatike dhe një projekt mbi financimin mjedisor. Projekti PRO NEWS i mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka si qëllim sigurimin e aftësive ripërtëritëse në raste përmbytjesh duke forcuar Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm Kombëtar dhe duke përmirësuar parandalimin e fatkeqësive në linjë me praktikat e BE. Projekti gjithashtu do të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile.

PRO NEWS gjithashtu do të ndihmojë në integrimin e sistemeve shqiptare në Sistemin Evropian të Ndërgjegjësimit për Përmbytjet (EFAS) duke zhvilluar një model operativ hidrologjik për të gjithë vendin, i cili përfshin një basen ndërkombëtar lumor për paralajmërim të hershëm, infrastrukturë meteorologjike të modernizuar, dhe një rrjet në përmirësim të teknologjisë së informacionit. Ministria e Mjedisit mbështet Fushatën Kombëtare dyvjeçare të Ndërgjegjësimit mbi Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike.

Fushata kombëtare, vendore dhe në nivel shkollash do të paraqesin avantazhet e një “qasjeje të bazuar në ekosistem” kundrejt aftësive ripërtëritëse klimatike në rritje. Veprimtaritë e projektit do të përqëndrohen në politikëbërësit dhe vendimmarrësit, qeverinë teknike dhe personelin jo-qeveritar, si dhe publikut të përgjithshëm.

REC Shqipëri do të sigurojë gjithashtu, mbështetje në përditësimin e Strategjisë Kombëtare të Integruar për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta dhe Planin Kombëtar për Administrimin e Mbetjeve të Ngurta. Veprimtaritë e financuara nga GIZ do të udhëheqin formulimin e politikave në nivel vendor dhe kombëtar, duke përfshirë vlerësimin sipas situatës dhe zhvillimin e planifikimit dhe strategjisë. Drejtimi për këtë të fundit do të ndihmojë për të integruar mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit, si dhe aspektet ekonomike, nëpërmjet zvogëlimit të mbetjeve, rigjenerimit të burimeve, si dhe maksimizimin e riciklimit dhe ripërdorimit.

Print