• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • 500 mijë euro nga UNECE për strehimin dhe zhvillimin urban, nis puna për hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi

500 mijë euro nga UNECE për strehimin dhe zhvillimin urban, nis puna për hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi

Ministria e Zhvillimit Urban është përzgjedhur një prej 4 vendeve fituese për projektin e transhit të 10 të UNDA (United Nations Development Account)-UNECE, “Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion”. Është hera e parë që Shqipëria, përfiton një projekt me vlerë 500.000 euro nga UNECE, UN-Habitat për realizimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2015-2030 për zhvillimin e qëndrueshëm , në nivel kombëtar si dhe për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

Në këtë kontekst, gjatë këtyre ditëve, në Tiranë po mbahet misioni i parë për këtë projekt.

Albena Karadiova dhe Regina Khanbekova janë dy përfaqësueses e UNECE, të cilat po asistojnë misionin e parë të projektit, gjatë të cilit synohet të hartohet një Plan Kombëtar Veprimi, që do të monitorojë realizimin e implementimit të Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, Planeve Kombëtar për zhvillimi e Territorit dhe Menaxhimin e Tokës, duke i ndërlidhur këto dokumente me Kartën e Gjenevës dhe Axhendën e re Urbane.

Print