Vullnetarizmi, ndjesi e lartë komunitare

Shoqëria shqiptare në këto vite të tranzicionit po bën përpjekje për të reflektuar vlera që ndonëse njihen apo janë përdorur si kocepte e praktika më parë duken të injoruara nga shumë qytetar. Edhe vullnetarizmi si koncept praktik e social, mjaft i zbatuar në shoqëritë e përparuara demokratike tek ne sot është praktikë e shoqërisë civile dhe jo praktikë e jetës komunitare. Tek nisa të shkruaja për vullnetarizimin m'u kujtua biseda me dy anëtarët e Rrjetit Rinor Lushnje, Eneida Buzi dhe Alma Prifti të cilat që në edukimin e hershëm kishin takuar sjellje dhe praktika vullnetare nga misionarë të huaj që ndihmën ndaj njërëzve dhe punën në komunitet e kryenin pashpërblim.

Sot ato janë maturante dhe kuptojnë më drejt se individi nuk duhet të jetë egoist, ai jeton më shumë në komunitet me interesa të përbashkëta dhe më pak në familjë me interesin vetjak. Ata sot në lagje, në klasa përpiqen të ndryshojnë mentalitetin jo vetëm “brenda shtëpisë sime” sepse lagjia jonë, shkolla jonë kanë nevojë të ruajnë, mirëmbajnë dhe zbukurojnë me duart tona dhe shpërblimin e marrin në natyrë, me një mjedis më të pastër, të gjelbëruar, që reflekton kulturë dhe cilësi jete.

Pyetjes sime se nga e presin ndryshimin të rinjtë për të qënë më shumë në veprimtaritë vullnetare, Eneida i përgjigjët: "të rinjtë, adoleshentët, por edhe më të vegjlit pëlqejnë një mesazh që mobilizon dhe jo dekurajon një mesazh që përfshin dhe jo përjashtues".

Ndaj në shkolla duhet të bëjmë kujdes me qasjen ndaj vullnetarizmit si një qasje edukuese, mirësjelljeje, kulture për të bërë që të rinjtë të ndjejnë para se të kryejnë një veprimtari vullnetare, sepse vullnetarizmi para së gjithash është një ndjesi e lartë komunitare që zbukuron shpirtin, por edhe mjedisin tonë të trazuar.

Print