• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Gazeta irlandeze: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Gazeta irlandeze: Ja pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Në një artikull të saj e përditshmja irlandeze IrishExaminer i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri dhe pse duhet dikush të vizitojë vendin tonë.
Shkrimi i përshtatur në shqip
“Vija bregdetare e Shqipërisë është rritur në popullaritet si një destinacion plazhi me buxhet të arsyeshëm familjar. Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, dhe edhe pse ka bare dhe klube në qytetet turistike, janë dyqanet e basteve ose “baret sportive”, ato të njohura, që shërbejnë si streha e vendorëve në flladin e mbrëmjes.

Burrat shoqërojnë me raki kafen e tyre dhe tymosin shumë cigare, por nga Shkodra në veri derinë Ksamil, në afërsi të kufirit me Greqinë, rrallë shikon ndonjë të dehur.

Pse? Pyesim udhërrëfyes tonë kulturor dhe mikun tonë të ri.

‘Shqiptarët janë shumë familjarë. Diçka e tillë do të përbënte turp, madje edhe për një djalë të ri. Babai i tij nuk do ta lejonte atë’, na përgjigj ai.

Vija bregdetare e Shqipërisë, që shtrihet përgjatë detit Adriatik dhe Jon, është rritur në popullaritet si një destinacion pushimi diellor për një buxhetfamiljar në dekadën e fundit.

Me male me shumë maja dhe ullishte të lashta që shtrihen poshtë në det, është po aq bukur si peizazhi grek.

Dielli është i nxehtë, deti është i ngrohtë dhe mikpritës dhe çmimet janë të ulëta. Infrastruktura e dobët dhe mbeturinat janë ende të dukshme sot, por avantazhi është përvoja dalluese unike turistike dhe kulturore.

Në qoftë se dielli, prodhimet e freskëta të pabesueshme, njerëzit me këmbë në tokë dhe shumë miqësorë, monumentet historike janë në stilin tënd, atëherë shteti ballkanik, qeveria e të cilit u rrëzua nga një skemë piramidale në vitet 1990 duhet të jetë në listën tuaj për ta vizituar.

Në zonat rurale, turistët janë të mirëpritur si një kuriozitet, ndërsa në plazhet dhe në qytetet turistike të Rivierës Shqiptare, turistët janë mirëpritur për çfarë ata sjellin.

Nëse dëshironi ditë nën një çadër dielli në një bar plazhi dhe netë me valle në klube, atëherë Saranda është vendi ideal për ju. Ajo përshtatet shumë mirë për turistët, me një pasuri të opsioneve për të ngrënë jashtë, një bregdet të mbushur me njerëz, dyqane me akullore dhe pika turistike informuse.

Odiseja e pushtimit të Shqipërisë është askund tjetër më e dukshme se në kuzhinë; Ndikimet osmane janë kudo në dyqanet me byrek ndërsa sallatat greke i bashkohen makaronave dhe picaveitaliane në menu-t e shumicës së restoranteve në qytetet turistike-miqësore”.

Në fund shkrimi mbyllet me udhëzimet sesi mund të mbërrish në Shqipëri, akomodimin, çfarë duhet të shikosh dhe ushqimi që duhet të provosh.

Print