• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Realizohet monitorimi i zhurmave në Kukës

Realizohet monitorimi i zhurmave në Kukës

Një prej tri qyteteve që realizohet monitorimi i zhurmave, për herë të parë është edhe qyteti i Kukësit. Monitorimi është realizuar në dy stacione monitorimi, Bashkia dhe Stacioni i Autobuzave, për të matur nivelin ekuivalent të presionit akustik për ditën (LAeq) nga ora 06°°- 23°° dhe LAeq për periudhën e natës nga ora 23°°- 06°°. Aparati i përdorur për matjet e nivelit të zhurmave urbane ishte i tipit Analyser Nor 140 Datalogger me një korigjim ± 1.5 dB (A) dhe si kalibrator OSHA Tip GenRad 1562-A.

Nga analizimi i të dhënave të monitoruara duke e krahasuar me normën ditën (55 dB) dhe natën (45dB) është vërejtur tejkalim i normës ditën, vetëm në stacionin e autobusëve me 6% ku vlera e monitoruar është 58.13 dB nga 55 dB që është norma ditën, ndërsa natën nivelet e zhurmave janë nën normë. Në stacionin e Bashkisë nivelet e zhurmave janë nën normë si ditën dhe natën.

Print