• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Kuveleshi dhe Butrinti, pjesë e leksioneve në Universitetin e Bristolit si modele të turizmit të qëndrueshëm

Lektorët nga Universiteti i Bristolit qëndruan dy ditë në Nivicë të Kurveleshit dhe u njohën me projektin e zhvillimit rural të turizmit të qëndrueshëm në këtë zonë si dhe atë të Butrintit. Ata filmuan dy modele shqiptare të menaxhimit të turizmit të qëndrueshëm: krijimin e Parkut të Butrintit si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonave rurale, një model i krijuar dhe administruar nga Drejtori i AKB-së, Auron Tare, si dhe modeli aktual në zonën rurale të Kurveleshit, pak kilometra nga vija bregdetare.

Krijimi i modelit të turizmit bregdetar dhe i zonave rurale që gjenden mbi vijën bregdetare, vlerësohet si turizmi i së ardhmes ku përfitimet janë gjithëpërfshirëse ku më tepër stimulohen zonat e thella malore të bregdetit.

Këto dy modele janë përzgjedhur nga universiteti i njohur britanik për të qenë pjesë e një serie leksionesh mbi modelet më të mira botërore të turizmit të qëndrueshëm që do të jenë pjesë e programit mësimor vitin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë, krijimi i modelit të Butrintit si motor ekonomik dhe zona e Kurveleshit si model i turizmit rural, do të jenë pjesë e leksioneve për studentët që mësojnë në këtë universitet prestigjioz europian.

Zona e Kurveleshit, falë punës dhe prezantimit të Tares, ka nisur të zgjojë interes turistik për shkak të veçorive natyrore e aspekteve të tjera tërheqëse.

Nivica, qendra e zonës së Kurveleshit është kthyer në një zonë ku punohet dhe investohet për turizmin rural të krahinës.

Print