Festohet "Dita e Gjalicës" në Vojvodë

Ditën e djeshme, më 3 gusht në kuadër të projektit "Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në ZM", pjesë e programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, shoqata " Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit" ka organizuar aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore për "Ditën e Gjalicës" në Vojvodë, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, në të cilat morën pjesë punonjës të AdZM Kukës, Forumi Rinor për Zhvillim (QPR), komuniteti i zonës, etj.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte jo vetëm promovimi i vlerave të parkut por edhe nxitja e reagimit publik ndaj problematikave me të cilat komuniteti përballet në ditët e sotme, si dhe rivitalizimi i traditave vendore bazuar në natyrë.

Specialistët e AdZM-së, njohën të pranishmit me vlerat e parkut natyror, e pas kësaj u bë pastrimi nga mbetjet i një vendpushimi të ndotur dhe u shpërdanë fletushka sensibilizuese tek grupe vizitorësh që kishin ardhur për të festuar e kaluar një ditë ndryshe në Gjalicë.

Print