• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Dhuna ndaj kafshëve, Tahiri kërkon ndryshimin e Kodit Penal

Dhuna ndaj kafshëve, Tahiri kërkon ndryshimin e Kodit Penal

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ndalet përpara nismës ligjore dhe i ka propozuar sot Kuvendit një pr/ligj disa ndryshime në kodin penal. “Paraqita një pr/ligj i cili synon disa gjëra, e para duke u nisur nga fenomene të njëpasnjëshme ndaj dhunës kundër kafshëve. Kërkoj ndryshime në kodin penal ndaj të dhunës në tërësi. Ai që dhunon sot një kafshë, nesër patjetër dhunon një familjar e bëhet rrezik për shoqërinë”,- u shpreh Tahiri. Ai gjithashtu i bën thirrje Parlamentit të reagojë dhe të marrë në konsideratë propozimin e tij.

Me anë të një statusi në Facebook, disa ditë më parë, Tahiri dënoi videon makabre të publikuar rrjetet sociale, ku një i ri në Kuçovë rrihte deri në ngordhje një qen.

Reagimi i Tahirit ishte edhe një shpërthim ndaj Parlamentit, pasi një vit më parë ai thotë se ka propozuar një p/ligj për mbrojtjen e kafshëve nga dhuna, por duket se asgjë s’ka ndryshuar.

Print