Qentë endacakë frenojnë tërbimin!

Shpesh herë qentë endacakë janë parë si porta e sëmundjes së tërbimit në qytete, por studimet e fundit theksojnë të kundërtën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), vaksinimi i 70% të qenve endacakë do të ndihmonte në luftimin e sëmundjes së tërbimit në popullatën e qenve. Sipas një eksperimenti në Sri Lanka, vaksinimi i qenve endacakë do të krijonte fenomenin e “imunitetit të tufës” duke treguar ndikim në uljen e rasteve të tërbimit në qen.

Sipas përfaqësuesit të këtij eksperimenti, Jayasundara nga Këshilli Bashkiak i Dehiwata në Sri Lanka, zgjatja e imunitetit përmes vaksinave cilësore dhe ripërsëritja, mund të përmirësojnë imunitetit e popullatës së qenve duke ulur rrezikun e tërbimit në njerëz. Studime të ngjashme konfirmohen edhe nga India, ShBA-të etj. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Shëndetit të Kafshëve (OIE), vlerësohet se vetëm me 10 % të burimeve financiare që përdoren aktualisht për trajtimin e njerëzve të kafshuar nga qen të dyshuar me tërbim, do të ishin të mjaftueshme për zhdukjen e burimit të tërbimit përmes kafshëve shtëpiake.

Sipas OIE, vaksinimi i kafshëve është metoda më e preferuar për kontrollin dhe eliminimin e tërbimit. Gjithashtu, për arsye, etike, ekologjike dhe ekonomike, vrasja e kafshëve që janë vektorë potencial nuk mund të konsiderohet si metoda prioritare e kontrollit. Të gjitha programet e suksesshme të zhdukjes së tërbimit kanë përfshirë masa të kombinuara midis kontrollit të popullatës së qenve (sterilizimin) dhe vaksinimin e të gjithë qenve me pronarë.

Print