• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Kërkesa e tropojanëve: Ekosistemi i gështenjës të shpallet “Zonë e Mbrojtur”

Kërkesa e tropojanëve: Ekosistemi i gështenjës të shpallet “Zonë e Mbrojtur”

Shoqata “Gështenja e Tropojës” po intensifikon përpjekjet e saj për mbrojtjen dhe kultivimin mbi baza shkencore të gështenjës, nga shitja e produktit të së cilës mbijeton thuajse gjithë veriu i vendit. Kërkesat janë parashtruar në takime periodike me autoritetet vendore, por zëri i tyre ka mbërritur deri ne qeverinë në Tiranë. Shoqata Alpin dhe një përfaqësi e komunitetit të fermerëve pronar të gështenjës, kanë kërkuar shpalljen e ekosistemit agro-pyjor te geshtenjes “Zone e mbrojtur e burimeve të menaxhuara”.

Por siç shprehen të shqetësuar grupet e interesit, këto përpjekje po injorohen me indiferencën e autoriteteve kompetente. “Asnjë zhvillim progresiv që jep shpresë për vijimësinë e kultivarit autokton , asnjë përparim në drejtim të realizimit të projektit të hartuar për menaxhimin e planifikuar dhe të integruar të ekosistemit agro-pyjor të gështenjës Tropojë, asnjë rezultat në frenimin e degradimit dhe të rimëkëmbjes së këtij ekosistemi, asnjë përpjekje për mbrojtjen e trashëgimise gjenetike të kultivarit autokton, asnjë përpjekje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të këtij biodiversiteti që Europa mburret dhe krenohet me të, asnjë premtim i mbajtur apo i realizuar, asnjë fermer dhe familje fermere e kënaqur nga premtime“ -thuhet në reagimin e Shoqatës “Gështenja e Topojës”.

Print