• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Pse të zgjedhësh Shqipërinë? Një sërë arsyesh nga ‘The Travel News’

Pse të zgjedhësh Shqipërinë? Një sërë arsyesh nga ‘The Travel News’

Shqipëri një vend i vogël, por me pasuri të mëdha, një vend i cili po zhvillohet dita-ditës, e padyshim me shumë arsye për ta vizituar. Në Tiranë, bunkerët bëhen muze dhe kuzhinierët e rinj fokusohen në ushqimet bio, rruga për turizmin cilësor. Revista “The Travel News” ka renditur një sërë arsyesh se pse ja vlen ta vizitosh vendin tonë duke u ndalur tek disa nga bukuritë e shumta që vendi ynë ka. Ndërë to përmenden qytet dhe vendet arkeologjike pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO, bujaria e shqiptarëve, e Bunk'Art.

Një vend që i jep dinamizëm Tiranës e që të fton ta vizitosh është edhe Bunk'Art shkruhet në artikull.

“Një bunker atomik 2,680 metra katror i ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës për të pritur nomenklaturën në rast të një sulmi bërthamor. Falë entuziazmit të gazetarit të Salentos Carlo Bollino, ish-korrespondent i Ansa dhe ish-drejtor i “Gazzetta del Mezzogiorno”, ky vend është bërë një muze që përmes fotografive, objekteve dhe dokumenteve, rindërton periudhëne trishtë e shumë të gjatë, nga viti 1944 deri më 1995, ku Hoxha drejtoi vendin”, e shpjegon më tejë “The Travel News”.

Artikulli nga “The Travel News”

Jepini një dorë Shqipërisë, vendit të vogël të Ballkanit, vetëm 40 milje detare larg gjirit puglies, mbanë një rekord mbi numrin e atraksioneve turistike.

Me siguri vendi është duke bërë investime të mëdha për të krijuar struktura që mund të përmbushin pritjet e vizitorëve të huaj, por ana tjetër e Adriatikut, megjithëse definitivisht ekonomike, ende ka mungesë. Këtu po ju bëjmë një përmbledhje të arsyeve se pse duhet ta vizitoni shtetin ballkanik.

Një komb në zhvillim, në veçanti qyteti dinamik i Tiranës, ku ka një energji pozitive dhe një dëshirë të madhe për të bërë, veçanërisht në mesin e të rinjve, ata që kanë punuar dhe studiuar jashtë vendit janë kthyer në Shqipëri dhe kanë krijuar biznese duke përfituar nga ajo që kanë mësuar në vitet e emigracionit.

Për shembull, shefi Bledar Kola, i lindur në vitin 1984, pronarë në restorantin “Mullixhiu” në Tiranë, që 15 vjeç shkoi në Londër për të marrë eksperienca të reja dhe gjatë qëndrimit të tij jashtë vendit ai gjithashtu punoi në prestigjiozen Noma të Kopenhagës. Tani “Mullixhiu” ofron pjata tradicionale shqiptare të përgatitura me mish, fruta dhe perime të prodhuara nga një fermë pranë qytetit. 

Gjithashtu në “Uka Farm and Winery” pranë kryeqytetit, ku Flori Uka, një i diplomuar në Universitetin e Udines, kultivon vreshta dhe 40 lloje të frutave në mënyrë strikte me metoda biodinamike. Siç ka shpjeguar Uka: Ferma, dy hektarë në total, ka lindur nga një ide e babait tim, entomolog në Universitetin e Tiranës, i cili rreth tridhjetë vjet më parë vendosi të krijojë një laborator natyral për t'i lejuar studentët e tij të bëjnë teza në terren.

Pra, ai ka mbjellë disa lloje bimësh që kanë tërhequr shumë insekte sot të përdorura për luftën biologjike: në fakt këtu sot ne jemi në gjendje të rrisim vreshtat për të prodhuar verërat dhe perimet tona pa nevojën për pesticide të shërbyera në restorant.

Një tjetër shembull që i jep gjallëri Tiranës e që të fton ta vizitosh është është Bunk'Art, një bunker atomik 2,680 metra katror i ndërtuar në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës për të pritur nomenklaturën në rast të një sulmi bërthamor.

Falë entuziazmit të gazetarit të Salentos Carlo Bollino, ish-korrespondent i Ansa dhe ish-drejtor i “Gazzetta del Mezzogiorno”, ky vend është bërë një muze që përmes fotografive, objekteve dhe dokumenteve, rindërton periudhëne trishtë e shumë të gjatë, nga viti 1944 deri më 1995, ku Hoxha drejtoi vendin.

Por, meqë Shqipëria tashmë shikon drejtë të ardhmes në Bunk'Art janë zhvilluar edhe ekspozita interesante moderne të artit dhe shfaqje teatrale që kontribuojnë për të gjallëruar atmosferën kulturore të kryeqytetit.

2. Qytetet dhe vendet arkeologjike pjesë e Trashëgimisë Botërore Unesco: Gjirokastra, të përshkruara me mjeshtëri nga shkrimtari i famshëm i Ismail Kadare në romanin “qyteti prej guri”: një qendër qyteti osmane e mirë-ruajtur, e dominuar nga një kështjellë me një pamje të paharrueshme të luginës së Drinit dhe kodrave përreth;

Butrint, destinacioni më i vizituar kulturore në Shqipëri, zona arkeologjike që ruan kulturat e çmuara Helenistike, Romake, Bizantine, veneciane dhe otomane në një mjedis të bukur natyror;

Berat, njëqind kilometra nga Tirana, "qyteti i një mijë dritareve" në ndriçimin e muzgut. Nuk ka dyshim: në disa milje katrore vendi ofron një shumëllojshmëri të pikave të mahnitshme, nga deti në male deri në tokat e sheshta. Dhe larg qendrave të banuara ka ende zona të paeksploruara.

Një tjetër pikë në favor të Shqipërisë: banorët e saj, shumë miqësorë. Ata janë kryesisht muslimanë, por diskrete dhe me kompromis.

Me fjalë të tjera, që i përkasin një feje më shumë sesa një tjetre, për shqiptarët nuk është shkaku i diskriminimit dhe dhunës: ata jetojnë në harmoni me ata që i përkasin besimeve të ndryshme fetare, përkatësisht myslimanëve (57 përqind), bektashi (2.5 përqind), të krishterët katolikë (10 përqind), të krishterët ortodoksë (7 përqind), të krishterët ungjillorë (0.11 përqind), ateistët (2.5 përqind).

Print