• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Pronarët e gështenjave akuza qeverisë: As pronësinë nuk e njohën, as eksosistemin nuk e mbrojtën, gështenjën po e “ha”kanceri

Pronarët e gështenjave akuza qeverisë: As pronësinë nuk e njohën, as eksosistemin nuk e mbrojtën, gështenjën po e “ha”kanceri

Shoqata “Gështenja e Tropojës” ka bërë një denoncim të hapur ndaj qeverisë e cila sipas tyre po bëhet përgjegjëse mbi masakrën që i bëhet kulurës tradicionale të kësaj zone, gështenjës së Tropojës. Sipas shoqatës, qeveria duke mos njohur statusin e pronësisë dhe statusin e mbrojtjes së ekosistemit po shkatërron më vetëdije të vetmin ekosistem agro-pyjor të vleresuar me homogjenitetin gjenetik më të lartë në Europë. Madje sipas shoqates, një ekosistem i lënë pas dore, është jashtë çdo vëmendje për investime në kushtet kur masivët e gështenjës kërcënohen nga sëmundjet e rrezikshme.

Sipas tyre, indiferenca e qeverisë është e qëllimshme pasi disa herë është njoftuar për këtë kërcënim që po i ndodh kultivarit autokton të gështenjës. Sipas shoqatës ekosistemi agropyjor i gështenjës Tropojë, më i madhi në Ballkan, më i veçanti dhe më i miri në biodiversitetin europian gjendet në një boshllëk të plotë juridiko-ligjore.

Madje sipas shoqatës dhe fermerët pronarë të tyre duke mos denoncuar këtë qendrim të qeverisë, po bëhen bashkëfajtorë në shkatërrimin e kultivarit autokton të këtij ekosistemi.
Por çfarë po ndodh me masivin e gështenjës për të cilën ngre zërin shoqata? Ata rendisin një sërë problematikash.

Ekosistemi i gështenjës gjendet:
– Pa zgjidhur statusin pronësor 
– Pa u regjistruar në regjistrin e pronave të qeverisë shqiptare 
– Pa një ligj që drejton, zhvillon, orienton dhe rregullon me ligj marrëdhëniet e komunitetit me ekosistemin agro-pyjor të gështenjës
– Pa një plan menaxhimi që menaxhon ekosistemin
– Pa një strukturë të përgjegjshme drejtuese, administruese shtetërore apo bashkiake
– Pa asnjë dokumentacion teknik, regjistër kadastral, hartë, plan inventarizimi apo pasqyra të përshkrimit morfologjik parcelar

Duke mos zgjidhur statusin pronësor shteti e penalizon ekosistemin e gështenjave, duke i privuar:
a) Subvencionin për fermerët për të nxitur prodhimin e frutave,
b) investimet nga donatorë vendor dhe të huaj, shtetërore dhe ndërkombëtarë

- Duke bllokuar subvencionin dhe investimet për kryerjen e shërbimeve kulturale, higjenike dhe luftimin e sëmundjes së kancerit, po kontribuon me dashje në shkatërrimin e ekosistemit të vetëm që akoma ruan vlerat bio-gjenetike te species Castanea sativa, të species më të mirë europiane që sot mbijeton në Europë.

Print