• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Komunteti i kthyer nga migracioni dhe angazhimi në pastrimin e kanaleve kulluese në qarkun e Shkodrës

Komunteti i kthyer nga migracioni dhe angazhimi në pastrimin e kanaleve kulluese në qarkun e Shkodrës

Projekti i GIZ "Përshtatja Ndaj Ndryshimeve Klimatike Në Menaxhimin E Rrezikut Nga Përmbytjet Në Ballkanin Perëndimor", në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale për Zhvillim Nr.1, krijoi një mundësi pune për komunitetin e kthyer nga migracioni në rajon. Në situatë shumë të vështirë pune dhe mundësish për këta njerëz, nje projekt tre mujor u ofrua për pastrimin e kanaleve të kullimit të nivelit të dytë në rajon, dhe po rezulton si një dritë jeshile për vazhdimësinë e jetës së tyre në të ardhmen.

Në këtë drejtim më 5 Dhjetor u zhvillua një vizitë në terren në rajonin e Shkodrës, respektivisht në njësinë administrative Dajç dhe Ana Malit, për të monitoruar punën që po bëhet nga komuniteti i të kthyerve në pastrimin e kanaleve të kullimit.

Vizita ishte e një interesi të lartë edhe nga mediat lokale, pasi projekti jo vetëm u jep mundësi pune të kthyerve nga migracioni, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e rrezikut të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës. Nën fokusin e mediave dhe intervistave ishin veçanërisht të kthyerit që punonin aty, të cilët u shprehën se e shihnin këtë punë si një mundësi për vazhdimësinë e jetës së tyre në Shqipëri.

Print