Librazhd: Shoqata Egnatia pjesë e takimit të këshillit bashkiak të qytetit për buxhetin 2018

Në kuadër të projektit "Ekosistemi i Informim Komunikimit Mjedisor", pjesë e programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga qeveria Suedeze, shoqata Egnatia ndoqi nga afër mbledhjen e këshillit bashkiak për buxhetin e planifikuar për mjedisin. Në takimin me këshilltarët e bashkisë, shoqata Egnatia mori pjesë si anëtare e Rrjetit mjedisor ECIM ku bëjnë pjesë disa organizta mjedsiore: Ekolëvizja; AJMMI; Ekomjedisi; Forumi i Mendimit të Lirë; Milieukontakt International Albania; SEEP; Together for Life.

Në takim foli Z. Kastriot Gurra, Kryetar Bashkisë Librazhd, i cili shpjegoi me detaje buxhetin. Gjatë prezantimit kryebashkiau iu përgjigj dhe pyetjeve që bënë këshilltarët. Buxheti mjedisor kaloi me të gjitha votat e këshilltarëve.

Monitorimi u bë në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me bashkinë Librazhd dhe Këshillin bashkiak. Nga prezantimim u vu re një rritje e buxhetit të bashkisë për mjedisin si dhe rritje të sipërfaqeve të gjelbëra.

Disa nga diskutimet dhe çështjet e prekura nga Z. Kastriot Gurra ishin: - Për ne mjedisi është parësor kjo dhe për shkak të shtrirjes gjeografike të Librazhdit, ku janë zonat e mbrojtura, Parku Kombëtar, Lugina e Shkumbinit që janë një atraksion turistik. Ne gjatë gjithë periudhës parapërgatitore kemi bërë konsultime me publikun se ku do të përqëndrohen projektet dhe ku janë nevojat më të mëdha mjedisore.

- Ishin vetë qytetarët që përcaktuan rradhën e investimeve në zonën ku ata banojnë me qëllim që të dëgjohet edhe zëri i tyre. Kjo jo vetëm nëpërmjet organeve të zgjedhura por edhe nëpërmjet dëgjesave apo ftesave të ndryshme të OJF-ve, pjesmarrjes së tyre në takime.

- Për vitin 2018 do të krijohet një drejtori në bashki në funksion të parkut dhe zonave të mbrojtura e cila do të bëjë një vlerësim të dëmeve që janë shkaktuar nga mënyra barbare e trajtimit të pyjeve deri më sot.

- Pyjet të shfrytëzohen brenda kuadrit ligjor. Librazhdi është një nga bashkitë që janë ndërtuar më shumë HEC-e. Do të kontrollohen të gjitha lejet me shumë rigorozitet dhe kush ka firmosur nga specialistët apo titullarët që kanë përfaqësuar institucionet deri dje.

- Për ato HEC-e që janë dhënë tashmë do t’u kërkohet që të zbatojnë kontratat dhe të përcaktohet qartë në kontratë për të lënë jashtë një sasi uji i cili do të përdoret për vaditje nga banorët.

- Bashkia i ka kushtuar vëmendje edhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëra në qytet, zgjerimin e pedonales, mbjelljen e pemëve të reja, sistemimin e pritave malore, etj. Për mjedisin janë parashikuar dhe fonde për hartim projektesh, konsulencë etj.

Print