• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Shoqëria civile propozon rekomandime mjedisore për Bashkinë e Vlorës

Shoqëria civile propozon rekomandime mjedisore për Bashkinë e Vlorës

Organizata SEEP në Vlorë, anëtare e rrjetit të shoqatave mjedisore të Vlorës “Vizioni i Gjelbër”, në kuadër të programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze, në kuadrin e konsultimeve të Bashkisë Vlorë me shoqërinë civile, për hartimin e projekt buxhetit të Bashkisë për vitin 2018, propozon rekomandimet mjedisore si më poshtë.

1. Të sigurohet përfundimi i projektit për eleminimin e ujërave të zeza, që sot derdhen në det, përpara nisjes së sezonit turistik.
2. Të sigurohet mbulimi i të gjthë territorit tëbashkisë me pastrimin e mbetjeve urbane me kushtet e rrepta kontraktuale për sigurimin e pastërtisë dhe higjienës publike për qytetarët.
3. Të ndalohet financimi i të gjitha projekteve të betonizimit të qytetit dhe aty ku quhen lulishte të mos kalojë 30% e sipërfaqes.
4. Të kthehet më shumë vëmendje në ambientet e shkollave për shtimin e gjelbërimit, kushteve higjenosanitare dhe sigurimin e ujit të pijshëm në to.
5. Të investohet për përmirësimin e dukshëm të cilësisë së ajrit në zonat urbane.
6. Të investohet që uji në çezmat e qytetarëve të jetë i pijshëm.
7. Të sigurohet financimi i projekteve që shmangin përmbytjen e qytetit.
8. Të sigurohen kushtet e higjienës së shitjes në të gjitha tregjet ushqimore për qytetarët si: tualete për tregtarët, çezma publike me ujë të pijshëm, ndriçim dhepastrim korrekt.
9. Të hartohen politika për frenimin e ndotjes e qeskave plastike një përdorimshe për të gjitha marketet, nëpërmjet aplikimit të taksimit të saj me 10 lekë copa që do të kalojnë në fondin e bashkisë.
10. Buxheti të sigurojë ruajtjen 100% të pyjeve nga prerja, djegia dhe ndotja me mbetje urbane dhe industriale duke siguruar edhedrutë e zjarrit për qytetarët që e kërkojnë atë.
11. Të përfundojnë projektet infrastrukturore të rrugëve të brendshme të qytetit të pajisura të gjitha me korsitë e biçikletave.
12. Të investohet për ndriçimin fotovoltaik në ambientet publike, rrugë dhe institucione.
13. Të investohet për hidratimin e qendrave urbane të mbipopulluara në stinën e verës me sa me shumë shatërvane dhe çzma publike me ujë të pijshëm.
14. Të rritet përkrahja sociale e familjeve në nevojë nëpërmjet angazhimit të tyre në punë mjedisore për qytetin.
15. Të financohet një qendër strehimore për qentë e rrugës. Të vendoset taksë mjedisore për vizitorët e Karaburunit, ashtu siç u bë për Sazanin.
16. Të organizohet parkimi me pagesë nga Bashkia, në rrugët kryesore të qytetit dhe me çmim të arsyeshëm për qytetarët që do të përmiresojë edhe buxhetin e bashkisë, përveç cilësisë së ajrit, mirëmenaxhimit të hapësirës rrugore dhe punësimit.
17. Nga fondi i taksave të mbledhura për mjedisin të planifikohet një fond i posaçëm për të mbështetur projektet e shoqatave për mjedisin e bashkisë.
18. Të shikohen me prioritet projektet që kanë të bëjnë me pastrimin e territorit, bregdetit, detit, menaxhimit të mbetjeve, gjelbërimit, përmbytjeve, zjarrit dhe erozionit të tokës, projektet e edukimit mjedisor dhe aksesimin në mediat lokale për qëllime mjedisore.
19. Të vlerësohet vullnetarizmi i shoqatave mjedisore, si kontribut qytetar dhe dobiprurës për mjedisin e bashkisë duke hequr taksën e pastrimit si formë përbuzëse e kontributit shumë fish më të lartë të shoqatave, ndërkohë që kjo taksë prej 5 mijë lekësh zë një peshë qesharake në të ardhurat e bashkisë.

Organizata SEEP, i vlerëson shumë të rëndësishme dhe emergjentete 19 pikat, sepse i njeh nga afër dhe i ka konsultuar edhe me qytetarët, prandaj do të kërkojë zbatimin e tyre nëpërmjet buxhetit të vitit 2018.

Print