• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Jetesë apo mbijetesë në kushtet e varfërisë energjitike

Jetesë apo mbijetesë në kushtet e varfërisë energjitike

Në një takim të organizuar nga Qendra EDEN në Tiranë, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, si dhe përfaqësues të stafit të Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që është realizuar në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë.

Takimin e hapi Znj. Lira Hakani (koordinatore e projektit, Qendra EDEN) e cila me prezantimin e saj dha disa fakte interesante që kishin dalë nga plotësimi i pyetësorëve për energjinë në familje dhe institucione.

Sipas statistikave të nxjerra nga këta pyetësorë, 90% e familjeve shqiptare konsumonin energji elektrike për ngrohje uji dhe ambjenti. Shumica e të anketuarëve me të ardhura mujore nën 10 000 lekë ishin shprehur se kishin vështirësi për pagesën e faturës së energjisë, si dhe shumica e familjeve shqiptare merrni masa për të ulur në maksimum konsumin e energjisë në shtëpi.

Një rezultat tjetër i pyetësorëve kishte të bënte me termoizolimin e ndërtesave, ku rezulton një mungesë izolimi sidomos në ndërtesat e vjetra (26-35 vite). Problematikë tjetër e ngritur nga rezultatet e këtyre pyetësorëve ishte prania e mykut dhe vështirësia në pagesat e faturës së energjisë elektrike në institucione.

Në fjalën e tij Z. Simaku pohoi nevojën për të vendosur disa standarte të matshme, që nnë fund të mund të tregojmë sat ë varfër jemi në aspektin energjitik.

Gjatë bashkëbisedimit me ekspertët, të ftuarit shprehën interes në lidhje me mundësitë e diversifikimit të energjisë në banesat e tyre. Pyetja interesante që njëri prej tyre ngriti ishte: “A ekziston mundësi e shtrirjes së këtyre pyëtësorëve në të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm në zonën e projektit?” Ekspertët u shprehën pozitivisht në lidhje me këtë kërkesë, duke parë për mundësi për shtrirje më të gjerë.

Ky takim u organizua nga Qendra EDEN në kuadër të projektit “Së bashku – një sy për mjedisin” dhe mundësohet financiarisht nga Qeveria Suedeze nëpërmjet programit SENiOR-II Albania i zbatuar nga REC Shqipëri.

Print