• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Meditime me rastin e Festes se Inxhinierit te Pyjeve me 16 shkurt 2018

Meditime me rastin e Festes se Inxhinierit te Pyjeve me 16 shkurt 2018

Kur fillova pune si inxhinjer pyjesh ne Malesine e Gjakoves (Tropoje), dija shume pak per jeten mistike te drureve dhe per boten magjike te Natyres. Vemendja jone si specialist, perqendrohej tek menaxhimi, mbareshtimi dhe trajtimi i pyjeve per prodhimin e materialit drusor dhe kjo nuk ishte e paket. Gradualisht ne kontakt dhe komunikim me pyllin, Natyren,me profesoret dhe inxhinieret e talentuar, me librat,me revistat, njohurite dhe vizioni plotesohej dhe profesioni behej shume interesant dhe i dashur.

Edhe druret e shtrember, te thate, te semure, te kalbur,te shkurter, te rrezuar na ngjallnin emocione, interes dhe i shikonim dhe i vleresonim si pjese e rendesishme e ekosistemit. Duke komunikuar me pyllin,me kete organizem gjigant shume pikepyetje qe kishim mernin zgjidhje,por shume te tjera lindnin si filizat e pyllit. Ky rrugetim midis se njohures dhe te panjohures,magjikes dhe te fshehtes u be shume interesant dhe nje sfide e vertete. Edhe druret nuk kane shume ndryshime nga njerezit, do te thoja qe ne shume drejtime na japin mesime te cmuara, se jane me te organizuara dhe me "njerezore." Dhe ato si njeriu marrin fryme, levizin, ndjejne dhimbje, kane tru, inteligjence, ushqehen....bashkepunojne dhe ndihmojne njeri tjetrin.

E keni vene re kur udhetoni ne pyll, qe druret e medha prinder sa bukur rrine bashke me druret bija.Krijojne nje bashkesi dhe ndihmojne dhe mbrojne njeri tjetrin, nuk e braktisin shtepine e tyre. Krijojne nje masiv qe veshtire te cahet dhe te demtohet. Ato bashkepunojne dhe ndihmojne njeri tjetrin ne momente kritike.Jane ne gjendje qe poshte ne toke te njohin rrenjet e femijeve dhe prinderve te tyre, te lloit te tyre,miqve dhe kundershtareve te tyre. Ne gjithe kete rrugetim miljona vjecare,kane evoluar, jane pershtatur dhe kane programuar zhvillimin e tyre qelizor ne menyre perfekte. Vete druret mesuan gjate viteve, se ne shoqeri, kur je i bashkuar eshte me mire se kur je i vecuar .Nje dru i vetem nuk mund te ndikoj ne mjedis,ne klime, dhe eshte i brishte ndaj furtunave,ererave,ngricave vapes...Kur jane bashke ndihmojne,bashkeveprojne dhe grumbullojne sasira te medha uji,bile nuk lene asnje pike te shkoje kot,sigurojne sasira te medha ushqimi,prodhojne me shume oksigjen,rriten dhe zhvillohen me shume,jane me te lumtura,,bile dhe ato qe vdesin dhe nuk perballojne jeten kthehen ne ushqim dhe ndihmojne ne jeten e bashkesise .Ne se cdo dru do te kujdesej per vete nuk do te kishte privilegjin qe te plakej, por do te vdiste,do te rrezohej dhe per rrjedhoje do te krijoheshin boshlleqe, celtira ku "armiku", furtunat,vapa,ngricat...do te depertonin me lehte dhe do te rrezonin gjithe pyllin. Pylli e mesoi shume mire kete sekret te jetes se tij ,dhe lufton qe ta ruaj kete bashkesi dhe komunitet me cdo kusht.

Druret e shendoshe ndihmojne te semuret qe te rimarin veten dhe neser ndodh e kunderta... Rivaliteti,lufta per hapesire,per diell,per toke eshte e ashper kjo lufte nuk pranon shenja dembelizmi,humbje kohe, eshte motori levizes qe ky organizem gjigant zhvillohet dhe lartohet drejt qiellit, por ne te njejten kohe, pjesa me inteligjente ecen ne drejtim te kundert duke u futur thelle ne toke per te gjetur ushqim dhe per te mbajtur ne kembe krijesen magjike te Zotit Drurin. Ne kete dite feste te pylltarit, ne specialistet e pyjeve qe njohim shume mire kete ligjesi te pyllit se kushdo tjeter, me cudit fakti qe kemi zgjedhur te jetojme keshtu te vecuar si dru dhe jo ne bashkesi si grumbull pyjor. GEZUAR FESTEN !

Print