• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Organizatat e shoqerise civile te rajonit Korce ne koalicion per perballjen e sfidave mjedisore

Organizatat e shoqerise civile te rajonit Korce ne koalicion per perballjen e sfidave mjedisore

Organizata “Miq te Korces” mblodhen ne nje takim organizata te shoqerise civile te rajonit Korce per te prezantuar disa nga nismat e saj per zhvillimin e qendrueshem te rajonit duke kerkuar krijimin e nje koalicioni te ketyre organizatave per perballjen e sfidave mjedisore me te cilat ndeshet rajoni.

Ne takim, krahas shoqatave te mbrojtjes se mjedisit, te agrobiznesit, te perdoruesve te pyjeve, te turizmit etj, morren pjese edhe eksperte e pedagoge te universitetit “Fan Noli”, te cilet diskutuan per nje sere aspektesh te zhvillimit te qendrueshem qe lidhen me transparencen e llogaridhenien ne menaxhimin e ekosistemeve pyjore, burimet alternative per ngrohjen gjate dimrit,  mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e ofertes turistike te rajonit, forcimin e lidhjeve me diasporen dhe emigrantet dhe perfshirjen e tyre ne zhvillimin vendor e rajonal, etj.

Ne takim, pjesemarresit theksuan domosdoshmerine e organizimit te koalicioneve, aleancave dhe partneriteteve mes organizatave te shoqerise civile per kete ceshtje, per te mundesuar nje advokaci dhe lobim te suksesshem per realizimin e qellimeve te veprimtarise se tyre, duke nxitur dialogun mes paleve dhe rritur ndergjegjesimin e publikut e medias.

“Miq te Korces” eshte nje organizate e re, misioni i se ciles eshte te kontribuoje per nje te ardhme me te mire te banoreve dhe rajonit te Korces. Organizata grupon nje rrjeti antaresh, miq e dashamiresish te Korces, brenda e jashte vendit, te angazhuar per te ndihmuar ne realizimin e misionit te saj.

Nisma e siperpermendur ka gjetur si mbeshtetes dhe financues te pare Agjencine Zviceriane per Zhvillim nepermjet projektit “LevizAlbania”.

Print