• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Dy arinjtë mbaheshin robër në Shkopet, Henk dhe Eso ‘emigrojnë’ në Skoci

Dy arinjtë mbaheshin robër në Shkopet, Henk dhe Eso ‘emigrojnë’ në Skoci

Dy arinj që mbaheshin të mbyllur në një kafaz anash një rruge në Shqipëri i kanë shpëtuar burgosjes duke u bërë pjesë e një kopshti zoologjik në Skoci. Ata mbaheshin në kafaz nga pronari i një lokali në vendin e quajtur Shkopet, në aksin nacional Tiranë - Dibër.

BBC thotë se arinjtë e njohur me emrat Henk dhe Eso kanë mbërritur në kopshtin zoologjik të quajtur "5 Motrat" pasi u morën nga një kafaz në Shqipëri përmes të cilit banorët lokal argëtonin turistët.

Pronarët skocez të kopshtit zoologjik u dakordësuan t’i merrnin dy arinjtë binjakë të cilët kanë nisur një jetë të re nën kujdesin e kujdestarëve të këtij parku zoologjik. Një organizatë shqiptare që kujdeset për kafshët thotë se situatën e dy arinjve e mbajtën nën monitorim.

Henk dhe Eso ushqeheshin shumë pak ndërsa për të shuar etjen përdorin një rrëke uji që mblidhej pas shiut. Rrugëtimi dy arinjve shqiptarë drejt Skocisë pati një ndalesë në Belgjikë ku u plotësua dokumentacioni i duhur.

Print