• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Rruga e harruar e Durrësit. Aksi Currila-Kallm, tërësisht i shkatërruar

Rruga e harruar e Durrësit. Aksi Currila-Kallm, tërësisht i shkatërruar

Një nga rrugët që të çon në zonën e Kallmit në Durrës nuk është prekur asnjëherë nga ndonjë projekt i bashkisë. Mungesa e infrastrukturës e ka lënë jashtë vëmendjes dhe zhvillimit zonën e bukur të Kallmit, edhe pse vetëm pak kilometra larg Durrësit. Vetëm aventurierët marrin mundimin për të kaluar nëpër një rrugë pa rrugë që të çon deri atje.

Ndonëse pjesë e Bashkisë Durrës, aksi Currila-Kallm është jashtë çdo kushti teknik e funksional për t’u konsideruar një rrugë e sigurtë përgjatë bregdetit të Adriatikut.

“Është pak e keqe, por është hera e parë që po e bëjmë këtë rrugën dhe do e eksplorojmë tani. Kjo lloj rruge jo vetëm makinën, por edhe furgon te kesh, prishet. Rruga është për faqe të zezë. Mos të flasim pastaj kur bie shi. Jo vetëm shkatërrohet rruga e bien dherat, balta nga prapa, po të gjitha ujrat bien në plazh dhe e shkatërrojnë plazhin. Kjo zonë është shumë tërheqëse për turizmin”, thonë qytetarët.

Vende-vende rruga që të çon në plazhet e virgjëra të Kallmit ka rrëshqitur duke e vështirësuar ndjeshëm lëvizjen në të gjatë ditës, pasi natën është thuajse e pakalueshme për shkak të mungesës së ndriçimit. Ndonëse e përfshirë në premtimet elektorale të kryetarit aktual të Bashkisë Durrës, asgjë nuk është bërë për zonën e Kallmit.

Në prag të këtij sezoni turistik do të mjaftonte dhe rikonstruksioni i rrugës për ta kthyer zonën në një destinacion të frekuentuar për turistët vendas dhe të huaj, si dhe banorët e Durrësit.

Print