• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Procesi i auditimit baza per rritjen e efiçiences se energjise 

Procesi i auditimit baza per rritjen e efiçiences se energjise 

Efiçienca energjetike eshte nje fushe thuajse e pashfrytezuar dhe shume sfiduese! Kjo reflektohet edhe ne faktin praktike, ku deri me sot eksperiencat lidhur me sektorin jane te pakta. Ne fakt deri ketu jane dashur 20 vjet perpjekje per te arritur te realizohen investime ne hidroenergjetike per rreth 600MW.

Kohet e fundit po punohet me pergatitjen per nisjen ne praktike te projekteve te para fotovoltaike (Pv). Siç se afermi pritet te avancohet drejt hapjes se tregut elektrike dhe krijimit te burses se energjise, pra dhe futjen e operatoreve private ne furnizimin e energjise, etj. Natyrisht shpejt do lancohen dhe mundesite e perdorimit te gazit natyrore, energjise eolike, biomases, etj.

Gjithsesi fusha e efiçences, jo vetem ne Shqiperi por dhe ne rajon, dhe ne disa raste edhe ne disa vende te tjera me pak te zhvilluara te Evropes, eshte ne fillimet e saj, por ne çdo rast ne nje zgjerim te shpejt dhe te sigurt. Ne fakt, ideja e auditimeve energjetike dhe certifikimi per ndertesat rezidenciale dhe ato te sherbimit, si edhe per konsumatoret industriale ishin te parashikuara qe ne Planin Kombetar te Veprimit per Efiçencen e Energjise (PKVEE-ne) I te vitit 2011. Lidhur me kete ishte parashikuar edhe trajnimi i stafit te menaxhereve te energjise per te monitoruar konsumin e energjise ne ndertesat publike.

Megjithate, pergatitja e shume aspekte lidhur me standardet, procedurat, detyrimet, deri tek krijimi i nje kurrikule te qarte dhe komisioni licencues per audituesit te energjise jane hapa qe edhe sot mbeten per tu ndermarre. Kuader i cili eshte kerkuar me ngulme te plotesohet nga organizmat nderkombetare dhe ka pare marrjen per here te pare te nje mase kunder Shqiperise, me kerkesen per permbushje te detyrimeve nderkombetare ne kete fushe, vetem pak kohe me pare nga Sekretariati i Energjise ne Vjene, ne vijim te ministerialit vjetor te mbajtur ne Prishtine me 14 Dhjetor 2017.

Pra me gjithe veshtiresite dhe ngecjet e reformes ne shume sektore kjo eshte nje fushe qe kerkohet me patjeter qe te hapet. E gjitha bene qe tashme eshte duke u ecur me plotesimet me aktet nenligjore duke parashikuar brenda fundit te ketij viti aprovimin e rregullores mbi kushte e dhenies se licences profesionale. Rregullore qe percakton, qe çdo individ apo shoqeri, vendase ose e huaj per ushtrimin e veprimtarise ne fushen e auditimit te energjise, ka te drejte te paraqese kerkese prane komisionit te posaçem te dhenies se licencave profesionale mbi auditimin e energjise apo sherbimeve energjetike per t’u pajisur me licence profesionale, pasi te kete plotesuar kushtet qe percaktohen ne te.

Kushte qe nder te tjera, perveç aspekteve lidhur me formimin dhe eksperiencat profesionale, parashikojne qe kandidati te kete kaluar me sukses provimin apo testimin per kategorine ku kerkon te licensohet, te organizuar nga autoriteti pergjegjes publik apo institucion privat ne emer te te cilit zhvillon nje program studimor dhe praktike te njohur dhe akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Praktika e cila bene qe keto kurse te jene detyrues, ne menyre te ngjashme me profesionet e tjera te lira ne interes publik bazuar ne kuadrin per licencat, autorizimet dhe lejet ne republiken e Shqiperise.

Ne te vertete, ne momentin aktuale vemendja eshte fokusuar ne çeljen e negociatave, qe nuk eshte ndryshimi i nje apo disa aspekteve teorike apo thjeshte formale, por nje kuader rregullues teknike gjitheperfshires qe prek ne qelize te gjithe shoqerine Shqiptare. Pikerisht per kete, nese nuk duam nje ndryshimin te qasjes se konsoliduar deri me ketu, thelbesore eshte qe te fillohet nga pergatitja e audituesve, duke hedhur bazat qe mbeshtetet ne formimin e duhur, ne perpjekje per ndertimin e nje zhvillimi te qendrueshme dhe afatgjate. Shenim: Mendimet dhe opinionet e sa ketu shprehur i perkasin autorit te tyre. Ndersa te gjitha perpjekjet jane bere per te siguruar saktesine e tyre, sa ketu nuk ka per qellim te ofroje keshilla ligjore, pasi qe situatat individuale mund te ndryshojne dhe duhet te diskutohen me nje ekspert. Per çdo keshille specifike teknike ose ligjore, mbi informacionin e ofruar dhe tema te ngjashme, mund te kontaktoni permes “This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.”.

Print