• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Aktivizmi i Rrugës që po godet botën, tani në Shqipëri!

Aktivizmi i Rrugës që po godet botën, tani në Shqipëri!

Shivonne dhe Ruth janë dy aktivistë të rinj për të drejtat e kafshëve të cilët kohët e fundit po udhëtojnë me një fugoncinë nëpër Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar takime rreth aktivizmit dhe për të ndihmuar njerëzit që të ndërtojnë aktivizëm më të fuqishëm në zonën e tyre.

Aktivizmi i Rrugës siç e quajnë ato, po ndihmon dashamirësit e kafshëve të organizojnë aktivizmin në rrugë, duke shqyrtuar disa mënyrat të ndryshme për të arritur tek njerëzit dhe për të parë se si gjërat të jenë efektive dhe se si mund të përmirësojmë atë që po bëjmë për të qenë një zë më i fortë për kafshët!

Pas ngjarjeve të suksesshme në 8 vende, përfshirë Kroacinë, Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, ato tani po vizitojnë Shqipërinë. Aktivitetet janë të adresuara për të gjithë, veçanërisht për ata që nuk kanë bërë asnjëherë aktivizëm si një mënyrë e shkëlqyer për të filluar dhe për të mësuar më shumë nga njëri-tjetri. Një nga aktivitetet fillestare që po ndodh në qendër të qytetit të Tiranës është Kubi i të Vërtetës. Një grup të rinjsh të veshur me rroba të zeza dhe me maskën e famshme të filmit "Vendetta" treguan pamjet e kafshëve të rritura për ushqim se si ndihen çdo sekondë çdo ditë. Shumë njerëz të interesuar që pane videot patën ndikim të drejtpërdrejtë duke e treguar atë si të papranueshme.

Gjatë këtij udhëtimi të dy aktivistët adoptuan një qenush dhe tani grupi i të treve do të vazhdojnë rrugën drejt 16 vendeve të tjera. Faqja e Facebook e Aktivizmit të Rrugës ofron detaje të aktiviteteve që po ndërmerren.

Print