• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Ngritja Komuniteteve Energjitike të Qëndrueshme të Biogazit përmes Inovacionit Social

Ngritja Komuniteteve Energjitike të Qëndrueshme të Biogazit përmes Inovacionit Social

Nxitja për krijimin e Komuniteteve Energjitike të qëndrueshme të Biogazit përmes Inovacionit Social është nisma me fundit e ndërmarrë nga Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG) në Bashkinë Devoll. Kjo nisëm u prezantua nga stafi i projektit ISABEL dhe Qendra ACEG në datë 25 maj 2018 pranë ambienteve të Bashkisë Devoll me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale, shoqërisë civile dhe komunitetit.

Prej Shtatorit 2017 Qendra ACEG është e angazhuar përmes mbështetjes së programit Senior Albania, zbatuar nga Qendra Rajonale Mjedisore (REC Shqipëri) dhe mbështetur financiarisht nga Ambasada Suedeze në Tiranë, në rritjen e ndërgjegjësimit publik për menaxhimin e mbetjeve.

Në këtë kuadër ne hodhëm hapin e parë për krijimin e komuniteteve të para, energjitike të qëndrueshme të Biogas-it në një bashki rurale, me synimin e vetem forcimin e mireqeverisjes mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik të komunitetit në Bashkinë Devoll.

Duke ju dhënë informacion komunitetit për perspektivat dhe qasjet europiane, projekti ISABEL do të transformojë mënyrën e të menduarit por dhe të funksionuar- it të komunitetit duke iu dhënë jetë projekteve ku qytetarët (familjet private, komunitetet etj.) marrin pjesë në gjenerimin e energjisë së qëndrueshme duke krijuar kolektivisht projekte të energjisë së rinovueshme.

Pronësia e energjisë së rinovueshme do të jetë e qytetarëve (duke përfshirë ndërmarrjet individuale bujqësore, individët dhe korporatat më të vogla)

Komunitetet e Energjisë së Bogazit janë një qasje kolektive nga poshtë-lart për furnizimin e një komuniteti lokal me kërkesat e tij për energji duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme nga biogazi i prodhuar nga trajtimi i mbetjeve organike dhe të gjelbërta në komunitet nëpërmjet bashkimit në kooperativa bujqësore. Kjo qasje do angazhojë njerëzit lokalë për të udhëhequr, kontrolluar dhe përfitojnë bashkërisht nga sipërmarrja e tyre energjitike.

Në të njëjtën kohë ky model do të reduktojë sasinë e mbetjeve organike dhe të gjelbër -ta në një produkt të trajtuar në parametra optimale për të prodhuar produkte bio të një cilësie të lartë dhe konkurruese në treg.

Trajtimi i mbetjeve organike dhe të gjelbër-ta do të bëhet nëpërmjet stacioneve të cilat do të kenë zero impakt në mjedis dhe do të gjenerojnë energji dhe nxehtësi dhe në sinergji me energjitë e tjera të rinovueshme si era apo dielli.

Projekti ISABEL tashmë është realitet në vendet evropiane (Gjermani, Angli dhe Greqi) por dhe më gjerë.

Synimi i bashkëpunimit të Qendrës ACEG është shtrirja dhe promovimi i këtij modeli në të gjitha bashkitë rurale të vendit tonë.

Kjo nisëm hapi rrugën e bashkëpunimit ndërkufitar të dy bashkive fqinje (Bashkia Devoll dhe Bashkia Prespe, në Greqi), kjo e fundit u përfaqësua në takim duke kërkuar bashkëpunim në të gjitha fushat e administrimit dhe menaxhimit të ndërsjellët ku përfituesit kryesorë do të jenë komunitetet e të dyja bashkive.

Print