• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Vendimet e KM/ Miratohen rregullat për regjistrimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

Vendimet e KM/ Miratohen rregullat për regjistrimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve

Qeveria miratoi mbledhjen e së mërkurës rregullat për regjistrimin, dhe procedurën e kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB), që vijnë nga importi dhe përdoren në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, PMB-të vendosen në treg dhe përdoren brenda territorit të Republikës së Shqipërisë vetëm në rastet kur janë të regjistruara në përputhje me këtë vendim.

Ndërkohë që në Republikën së Shqipërisë pranohen për regjistrim vetëm PMB-të që janë të regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Regjistrimi i PMB-ve kryhet nga Komisioni i Regjistrimit të PMB-ve (KRPMB), i ngritur në ministri. Komisioni është organ kolegjial teknik, i përhershëm, i cili funksionon në mënyrë periodike në procedurën e regjistrimit të PMB-ve. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, si më poshtë vijon:

  1. a) zëvendësministri, i cili kryeson komisionin;
  2. b) dy përfaqësues nga ministria;
  3. c) një përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
  4. ç) një përfaqësues nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Sekretar i komisionit të regjistrimit të PMB-ve është specialisti që mbulon PMB-të pranë strukturës përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve (SPMB).

Vendimi për refuzimin e regjistrimit mund të ankimohet pranë ministrit.

PMB-ja pёrgatit listёn e PMB-ve tё regjistruara sa herё qё pёson ndryshime dhe e publikon nё faqen zyrtare tё ministrisё.

Dokumenti i regjistrimit të PMB-së përmban certifikatën e regjistrimit dhe etiketën me fletudhëzuesin. Certifikata e regjistrimit të PMB-së lëshohet nga kryetari i komisionit, jo më vonë se 5 ditë nga data e mbledhjes së komisionit dhe shoqërohet me etiketën dhe fletëudhëzuesin.

Print