• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Qeveria mbështetje për prodhuesit e energjisë nga dielli dhe era

Qeveria mbështetje për prodhuesit e energjisë nga dielli dhe era

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme masat mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burime e rinovueshme të diellit dhe erës.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, masat përfshijnë garantimin e një kontrate për blerjen e energjisë së prodhuar, ku qeveria do të garantojë diferencën mes çmimit për KWh në kontratë dhe çmimit të shitjes në treg. Kjo kontratë do të ketë një afat maksimal prej 15 vjetësh.

Përzgjedhja e projekteve që do të përfitojnë nga masat e mësipërme do të bëhet përmes një procesi konkurrues të shpallur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkursi do të mbështetet mbi të dhënat e projektit, si kapaciteti i instaluar, lloji i teknologjisë, vendndodhja, etj.

Dokumentet e procesit dhe përzgjedhja e projektit fitues do të kryhet nga një komision i posaçëm.

Ndër kriteret bazë të aplikimit përfshihet: kapaciteti financiar i shoqërisë apo bashkimit të shoqërive; eksperienca e mëparshme në vepra të ngjashme; përvoja në fushën e energjisë së rinovueshme; kriteri i besueshmërisë; etj.

Miratimi i projekteve të përzgjedhura nga komisioni dhe nënshkrimi i kontratave do të kryhet nga ministri.

Print