• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Odisea e anijes franceze “Energy Observer”

Odisea e anijes franceze “Energy Observer”

Pas portit të Venecias- Itali dhe ishullit të Mikonos- Greqi, ndalesa e radhës e anijes franceze “Energy Observer” ishte Gjiri Detar i Sarandës, në këto ditë fund qershori. Pothuaj 48 orë ishte koha e qëndrimit në Port, e kësaj mrekullie inxhinierike. Stafi i Agjencisë AJMMI dhe grupi i mediave lokale, ishin vizitorët e parë që shkelën në Bordin e anijes. Gjithçka ishte e pastër dhe ekologjike.

HIDROGJEN- DIELL- ERË. Këto janë tre burimet e energjisë që përdoren për anijen dhe stafin e saj për të gjithë shërbimet dhe lëvizjet nëpër detet dhe oqeanet e botës. Impiante speciale, motor transformues të këtyre tre lloj energjie dhe një monitor 42 polësh, përbëjnë zemrën dhe trurin e kësaj sipërmarrje teknologjike të industrisë franceze.

Hidrogjeni në gjendje të lirë, përpunohet me aparatura speciale, përmes procesit të elektrolizës dhe depozitohet në akumulator, në bordin e anijes.

Gjithashtu, energjia diellore është burimi i dytë që përdoret për anijen, nëpërmjet paneleve diellore, montuar në mbulesën e anijes, në dysheme dhe tavanet e saj.

Burimi i trete është era, e cila grumbullohet përmes dy paneleve rrotulluese të vendosura në dy anët e fundit të anijes.

Sipas kapitenit të “Energy Observer”, Viktorien Erussard, energjia e transformuar depozitohet në akumulator (bateri voluminoze). Ai shton se kapaciteti grumbullues i energjisë mund të arrijë deri në 11.400 Volt. Shkenca inxhinierike franceze jep një model konkret sesi mund të reduktohet në maksimum ndotja e mjedisit. Padyshim që këto tre lloj energjish ekologjike, i përkasin të sotmes dhe të ardhmes për të shpëtuar njerëzimin nga ndotja që vjen prej lëndëve djegëse që shkarkohen në natyrë.

Print