• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • “Via Dinarica”, shenjohen shtigjet e para në zonën e Alpeve

“Via Dinarica”, shenjohen shtigjet e para në zonën e Alpeve

“Zgjatimi i ‘ViP Dinarica’ në zonën ndërkufitare Kosovë – Shqipëri”, përshkohet nga 20 përfaqësues të shoqatave të ecjes në natyrë dhe çiklistë.

20 përfaqësues të shoqatave të ecjes në natyrë dhe çiklistë nga Shqipëria dhe Kosova, ishin pjesë e trajnimit dyditor për shenjimin e shtigjeve, të zhvilluar në Bogë-Pejë, Kosovë.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të projektit “Zgjatimi i ‘ViP Dinarica’ në zonën ndërkufitare Kosovë – Shqipëri”.

Projekti është pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, i financuar nga fondet IPA.

Trajnimi u organizua nga Fondi për Zhvillimin e Komuniteteve të Kosovës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Gjatë trajnimit dyditor njohuritë teorike u kombinuan me praktikë në terren. Kjo pjesë e trajnimit angazhoi drejtpërdrejtë pjesëmarrësit në trajnim, të cilët kontribuan në punë praktike për shenjimin e shtigjeve në një gjatësi 1 km. Për këtë pjesëmarrësit u zhvendosën në zonën e Deçanit dhe u ushtruan në shenjimin e shtigjeve duke aplikuar njohuritë e fituara.

Ekspertët e shtigjeve, me eksperienca të pasuruara edhe gjatë këtij trajnimi, do të jenë burim bashkëpunimi, informacioni, konsultimi dhe eksperience për FSHZH në aktivitetet në vazhdimësi të projektit të “ViP Dinarica”, por edhe më tej në programet e FSHZH për zhvillimin e turizmit në zonën e Alpeve dhe në zonën e Valbonës.

Projekti “Zgjatimi i ‘ViP Dinarica’ në zonën ndërkufitare Kosovë – Shqipëri” është një projekt ndërkufitar që zbatohet bashkërisht nga Shqipëria dhe Kosova me financim të Bashkimit Europian.

Ky projekt synon të identifikojë shtigje në zonën ndërkufitare të Kosovës dhe Shqipërisë që më pas mund t’i bashkëngjiten shtegut “Via Dinarica”.

Print