Impiantet e reja fotovoltaike me ankand

Tashmë, zhvillimi i fotovoltaikës në Shqipëri nuk është më një risi! Madje, vetëm pak kohë më parë qeveria ka rritur kapacitetin e ofruar për investimet fotovoltaike për një total prej 120 megavat. Për impiantet deri në 2 MW, çmimi aktual i blerjes bazohet në një formulë, e cila llogaritet mbi kthimin e investimeve dhe të gjitha parametrat në afatgjatë, duke garantuar kështu 100 euro për MWh për 15 vjet, siç sjelle se fundmi edhe në një intervistë për mediat nga Entela Çipa, këshilltare e ministrit të energjisë.

Risi është se në të njëjtën intervistë, lidhur me investimet e reja, raportohet se kuota e mbetur prej 100 megavat do të afrohet shumë shpejt nëpërmjet ankandeve te organizuara për impiantet mbi 2 megavat, për të parë me tej për rishpërndarjen për ato nen 2 MW. Deklaratë që në fakt vjen pas vendimit të marre se fundmi, i cili përcakton kriteret dhe kushtet për ankandet e ndërtimit të kapaciteteve të reja mbi 2 MW.

Në praktikë, shpërblimi që investitori do të marrë, bazuar ne kuadrin e ri për burimet e ripërtëritshme, do të duhet të përcaktohet nga procedura e ankandit, ndryshe nga instalimet deri në 2 MW që do mbeten një përjashtim nga ky rregull. Pra, tashme kemi një përparim në praktikë të idesë deri këtu te vënies në ankand të kapaciteteve të reja apo një përmbysje të asaj që është bërë përmes propozimeve te pakërkuara. Ankande të cilat do të rendisin kriteret, që po përgatiten me mbështetjen teknike të ofruar nga BERZH. Procedure e cila do jete e hapur te paktën për periudhën prej 30 ditësh.

Ndër detajet më të rëndësishme është garantimi përmes kompanisë shpërndarëse, e cila gjithashtu i është caktuar kohët e fundit roli i operatorit të energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim, OSHEE merr detyrimin për të lidhur sistemin fotovoltaik në rrjetin kombëtar të energjisë elektrike dhe për të mbledhur dhe paguar të gjithë energjinë e prodhuar nëpërmjet një kontrate për shitjen e energjisë elektrike, të nënshkruar paraprakisht, para vënies ne punë. Përveç kësaj, risi është dhe mekanizmi i parashikuar për të garantuar pagesat me penalitetet për çdo vonesë.

Mbi sa me sipër, ndërsa vullneti i ligjvënësit është shumë i qartë për të ofruar një çmim të caktuar nga vetë investitorët, thelbësore është që sa këtu te maksimizohet në mënyrën më të mirë për projektet individuale. Pra, në varësi të faktit se kemi një tarifë premium, vendimmarrja e paraqitjes se çdo projekti duhet të konsiderohet si pasojë e studimeve teknike të mire përgatitura. Kjo do të thotë se do duhet të kalojë nëpërmjet skenarëve të ndjeshmërisë në afatgjatë, të lidhura me kushte specifike te investimit, duke përfshirë rreziqet e mundshme të ndërtimit, menaxhimit, ligjore, rregullative, politike etj.

Mbi sa me sipër, kuadri ligjor është përgatitur duke iu përgjigjur plotësisht atyre që kanë qenë deri tani çështjet e verifikuara në praktikë. Megjithatë, fakt është se fusha energjetikë është vazhdimisht në ndryshim, dhe sfidat nuk mungojnë kudo. Për këtë arsye, sa më shumë të “parashikohet” ne fazën përgatitore mbi skenarët e ardhshëm, aq më shumë rreziqe mund te reflektohen ne studime, kontrata dhe dokumente të tjera, dhe aq me shume jemi te përgatitur për çdo ngjarje të ardhshme. Gjithsesi, mbetet qe zbutja e rreziqe janë aftësi qe fitohen vetëm me përvojë direkte të gjatë në këtë fushë.

Print