• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nxitje forumeve mjedisore

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, nxitje forumeve mjedisore

Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura” (Faza II), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, në ndjekje të forcimit të kapaciteteve të organizatave të RrMN mbi modelet e advokimit për një vendimmamrrje dhe menaxhim sa më të qëndrueshëm të ZMM dhe burimeve natyrore, organizon bashkëbisedimin me grupet e interesit për “Nxitja e krijimit dhe të funksionimit të forumeve lokale mjedisore”.

Qëllimi i takimit është të konsultojë dhe identifikojë, në bashkëpunim me grupet e interesit nënivel lokal, përqasjen më të mirë të përfshirjes së tyre në proceset e advokimit dhe mirëmenaxhimit të parkut kombëtar, nëpërmjet përfaqësimit të aktorëve kryesor lokal në një strukturë të përbashkët – Forumi Lokal, pranë strukturave vendore përgjegjëse në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

INCA do të propozojë modelin e strukturës dhe mënyrën e funksionimit të këtij forumi, së bashku me organizatat partnere të OJF-ve lokale, stafin e Bashkisë dhe Administratën e Parkut Kombëtar. Gjithashtu, INCA do të synojë informimin dhe ndërgjegjësimin e anëtarëve të forumit mbi problematikat e vrejtura (gjatë fazës së I-rë të projektit) dhe rekomandimet për zgjidhjen e tyre, bazuar në legjislacionin e fuqi.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Programit SENiOR-II, i zbatuar nga REC-Albania, me financim nga Qeveria Suedeze (Embassy of Sweden in Tirana).

Print