• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • 20 milion shishe uji me logon e Objektivit të 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm

20 milion shishe uji me logon e Objektivit të 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm

Agjencia e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri në bashkëpunim me biznesin shqiptar prezantuan një partneritet të ri mes tyre që synon për të rritur ndërgjegjësimin dhe gjeneruar mbështetje për t’i bërë Objektivat Globale realitet në Shqipëri. OKB dhe një kompani biznesi që operon në sektorin ushqimor, po punojnë për t’i sjellë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm më pranë çdo shtëpie nëpërmjet ujit të ambalazhuar, i cili shpërndahet gjerësisht në mbarë Shqipërinë në dyqane, supermarkete, institucione, biznese private etj.

20 milionë shishe uji do të mbajnë logon e Objektivit 3 për Zhvillim të Qëndrueshëm: Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies për të gjitha moshat. Mesazhi në etiketën e re të shishes së ujit i bën thirrje shoqërisë të bëjnë jetë të shëndetshme dhe promovon mirëqenien për të gjithë.

Etiketa e re e çon konsumatorin në faqen e internetit të OKB-se në Shqipëri (http://www.un.org.al/SDG/background-goals) ku të interesuarit mund të mësojnë më shumë për Objektivat Globale.

Fushata do të zgjasë për një periudhë prej gjashtë muajsh dhe do të kontribuojë në Çështjet e Zhvillimit në Shqipëri.

Print