• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • 31 Korrik 2018 – Festojmë Ditën Botërore të Rangers-ave

31 Korrik 2018 – Festojmë Ditën Botërore të Rangers-ave

Për të dytin vit radhazi në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e projektit NaturAL, të financuar nga Bashkimi Evropian, festojnë sot Ditën Botërore të Rangers-ave. Dita Botërore e Rangers-ave festohet cdo vit në mbarë botën më 31 korrik duke përkujtuar dhe vlerësuar punën e palodhur dhe rolin e rëndësishëm te Rangers-ave për mbrojtjen e vlerave të zonave të mbrojtura.   Rangersat luajnë në rol kyç në ruajtjen e zonave të mbrojtura, duke siguruar jo vetëm informimin e vizitorëve, por duke u kujdesur për mbrojtjen e florës dhe faunës, për parandalimin e zjarreve, ruajtjen e hapësirave publike, infrastrukturës si dhe mbrojtjen ndaj veprimeve të paligjshme si gjuetia e shpendëve apo prerja e paligjshme e drurëve në zonat e mbrojtura.

Data 31 Korrik përkon edhe me përfundimin e vitit të parë të programit Junior Ranger, në të cilin 109 të rinj përgjatë periudhës Shkurt-Korrik i janë bashkuar Rangers-ave në të gjithë Shqipërinë në punën e tyre të përditshme.

Pas festimeve në mjediset e parkut të madh të Liqenit ku do të zhvillohet parade e rangers-ave dhe ceremonia e ndarjes së çertifikatave për Rangers-at e rinj pjesë e programit Junior Rangers, të cilat do ti përshëndesi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Klosi, takimi i II-të vjetor i rangers-ave do të  vijojë me diskutimet për përmirësimin e punës së tyre dhe përcaktimin e aktiviteteve që do të ndërmeren në të ardhmen.

Përgjatë këtyre 2 viteve të para të festimit të kësaj dite që përkon edhe me themelimin e Shoqatës së Parqeve janë zhvilluar një sërë aktivitetesh përfshi edhe bashkëpunimin mes rangers-ave në Evropë, duke veçuar këtu Programin e Binjakëzimit me Shoqatën e Rangers-ave Zviceranë në një program të përbashkët të shkëmbimit të eksperiencave.  Aktivitetet e ndërmarra këto dy vite janë përqëndruar jo vetëm te mbrojtja e parqeve, por edhe tek informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit që jeton në zonat e mbrojtura dhe përreth në mbrojtjen e dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

Për herë të parë kjo ditë është festuar 10 vite me parë, në vitin 2007. Kjo ditë është një rast unik për të mbështetur punën jetike të Rangers – ave, të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj kushteve të rrezikshme mjedisore apo ndaj kafshëve të egra, dhe rrezikojnë jetën e tyre duke u përballur me personat që zhvillojnë aktivitete të paligjshme, si prerja e drurëve, peshkimi apo gjuetia e paligjshme.

Print