• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Dea, 17-vjeçarja që studion mbrojtjen e tokës nga metalet

Dea, 17-vjeçarja që studion mbrojtjen e tokës nga metalet

Vetëm 17 vjeçe, Dea Bardhoshi ka arritur të mbrojë një tezë shumë të rëndësishme, për benefitet e aloe verës në tokë. Një temë tepër aktuale në ditët e sotme, kur toksinat dhe metalet na shoqërojnë ngado, të cilat gjimnazistja shqiptare arriti ta studionte teksa bënte kërkimet mbi ndotjen e tokës nga metalet. Më poshtë Dea vjen në një rrëfim mbi këtë eksperiment dhe ëndrrat e saj. Ndonëse vetëm 17 vjeçe ti ke arritur të mbrosh një teze shumë të rëndësishme mbi një studim për benefitet e aloe verës në toke. Një temë tepër aktuale në ditët e sotme, kur toksinat dhe metalet na shoqërojnë ngado.

Si lindi ideja për të sjelle një studim të thelluar mbi ketë bimë.

Ideja lindi gjatë disa kërkimesh që po beja në periudhën e verës për probleme lokale dhe zgjidhje të aplikueshme për to. Lexova që ndotja e tokës nga metalet është shumë e përhapur në zonën e Uzinës 12 ne Elbasan dhe në vende të tjera ku bëhet përpunim metalurgjik dhe vendosa të përpiqem të jap një kontribut në zgjidhjen e këtij problemi. Kur kërkova për zgjidhje ekologjike ndaj kësaj çështjeje u përballa me bimët hiperakumuluese të cilat i absorbojnë metalet nga toka dhe nuk ndikohen negativisht nga to. Vendosa të testoj Aloe Verën për veti hiperakumuluese pasi është një bime e përdorur gjerësisht dhe e favorshme ekonomikisht. Kështu lindi ideja e projektit.

Sa e vështirë është të jesh një nxënëse ekselence në një mjedis si Shqipëria, ku na duhet ta pranojmë që nuk është favorizues?

Mendoj që mjedisi shoqëror nuk është vendimtar në të qënit nxënës i shkëlqyer, pra të studiuarit shumë e të pasurit pasion për dijen është me shume çështje personale vullneti, para se të jetë e ndikuar nga të tjerët. Sigurisht, norma në Shqipëri nuk është të jesh i dhënë pas librave, por personalisht nuk jam ndjere e ndikuar nga kjo gjë.

Të miklon të qenit një nxënëse ekselence?

Ka raste që reflektoj për atë që kam arritur dhe sigurisht ndihem mirë me veten, por nuk mendoj shpesh për arritjet sesa për objektivat që kam përpara.

Shqipëria nuk është një ambient frymëzues për të rinj të moshës tënde, të cilët më së shumti preferojnë shumëçka tjetër nga leximi apo thellimi i studimeve. Pse ti ke qenë e vendosur në formimin tënd dhe rrugën që ke vendosur të ndjekësh?

Mendoj që kam ndjekur ketë rrugë në formimin tim pasi kurioziteti dhe dija është diçka që më është ushqyer natyrshëm që në fëmijërinë time të hershme. Pasioni për shkencat nuk më është imponuar, ashtu siç mund të ndodhë me shumë adoleshentë të tjerë. Mendoj që kjo diferencë gjatë fëmijërisë është dallimi mes meje dhe bashkëmoshatarëve te mi.

Print