• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • Njoftimi i Gjeoshkencave: Zonat që rrezikohen nga zjarret

Njoftimi i Gjeoshkencave: Zonat që rrezikohen nga zjarret

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar një njoftim ditën e sotme ku thuhet se sot dhe nesër mund të ketë rrezik për zjarr në disa zona. Qarqet me rrezik të moderuar janë Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier. Sipas Institutit, rrezik të ulët ka në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë, ndërsa në Gjirokastër, Korçë dhe Kukës nuk ka rrezik. Rreziku për zjarret më shumë është përgjatë pasdites së sotme. Njoftimi i plotë:

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit deri lokalisht mesatare në gjysmën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.01) dhe nesër (e enjte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.

Print