• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera
  • “Identifikimi i aktorëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna”

“Identifikimi i aktorëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna”

Aleanca e Alpeve Shqiptare mbajti takimin e parë të projektit “Identifikimi i aktorëve dhe zhvillimi i rrjetit bashkëpunues rural për zhvillim të qëndrueshëm si dhe ngritja e vetëdijes në rajonin ndërkufitar të Bjeshkëve të Nemuna”, pranë ambienteve të Shoqatës. Takimi u udhëhoq nga drejtuesi I rrjetit, Z. Petrit Imeraj. Takimi u zhvillua me pjesemarrjen e partnereve te projektit dhe perfaqesueseve te organizates SWG.

Iniciativa për kordinim dhe bashkëpunim të afërt dhe krijimi i një rrjeti të përbashkët për zhvillim rural të qëndrueshëm dhe promovim ishte tema kryesore e takimit, qe udhehoqi biseden e pjesemarreseve. Konkluzionet e përbashkëta nga ky takim dolën se është e nevojshme që të vazhdohet me këtë ide për një bashkëpunim të qëndrueshëm, të krijohet adresari i kontakteve me aktorët e rajonit të Bjeshkëve të Nemuna që të jetë sa më e lehte të identifikohen partnerët për të aplikuar në projekte, të diskutohet në zhvillimin e ofertave të përbashkëta në mes të këtyre vendeve dhe promovimi I tyre, të bashkëpunohet më afër për aplikim në projekte dhe zhvillimin e përbashkët si dhe promovimi mundësive rajonale në sektorët e bujqësise, turizmit dhe agroturizmit. Ky takim u zhvillua ne kuader te projektit, “People 2 People” përkrahur nga SWG dhe financuar nga GIZ.

Print