• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Mbështetja - Bujqësia, në 2017 jepen 17 mln lekë më pak se në 2016

Edhe pse bujqësia ka qenë një ndër sektorët më të përfolur për të cilin është premtuar mbështetje dhe reforma pa fund të dhënat tregojnë se ajo është lënë në harresë. Buxheti i shtetit i ka akorduar Ministrisë së Bujqësisë vetëm 10.1 miliardë lekë ose 17 milion lekë më pak se një vit më parë në një kohë që nevojat për investime janë shumë të mëdha. Në total, bujqësia në Shqipëri merr vetëm 2 për qind të buxhetit ndërkohë që ka një peshën kryesore në programin e bujqësisë për këtë vit e ka mbajtur sektori i ujitjes dhe kullimit siguria ushqimore, zhvillimi rural e agroindustria dhe menaxhimi i peshkimit.

Vijo leximin

Print

Harta, shqiptarët populli me përqindje të ulët vegjetarianësh në botë

Vegjetarianizmi ka treguar të jetë një e mirë për planetin, duke qenë se zvogëlon kërkesën për mish, ndoshta duke përmirësuar mirëqenien e njerëzve, duke marrë në konsideratë mbiushqyerjen me mish që nuk favorizon shëndet të mirë. Duke iu referuar edhe Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara, The Independent ka përpiluar hartën e vegjetarianëve kudo në botë, që siç shkruan, është në trend rritës. Sipas hartës, Shqipëria renditet në zonën më të “çelët” të shteteve në botë, me 0-2 % të personave vegjetarianë.

Vijo leximin

Print

Çel siparin Parlamenti i parë Rural Shqiptar

Çeli sot punimet në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës parlamenti i parë Rural Shqiptar i cili përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. PRSH është instrumenti përmes të cilit Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), i përbërë nga 22 organizata vendore të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës kërkojnë të advokojnë për zhvillimin rural në Shqipëri, dhe të sigurojë që agjenda rurale dhe prioritetet e saj do të reflektohen në politikat rajonale, kombëtare dhe vendore.

Vijo leximin

Print

Këshilli Bashkiak miraton Parkun Qendror të Tiranës

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, anëtarët miratuan projektin e Parkut Qendror të qytetit, që parashikohet të ketë një sipërfaqe 6 herë më të madhe sesa Parku “Rinia”, me vendndodhje në fund të bulevardit të ri. Projekti u prezantua përpara anëtarëve në Këshill, ndërsa mbledhja vijon ende. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme në Këshill, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se, shpejt do të nisë testimi i autobusëve elektrikë në një nga linjat urbane në kryeqytet.

Vijo leximin

Print

“Ulliri i Lotëve” në Piqeras, u mboll në kohën e Bizantit, po vdes

Në Piqeras, “Ulliri i Lotëve” nuk ka kokrra këtë vit. Pema me moshë mbi 1000-vjeçare, e vendosur në një kodër përballë detit, duket se është në ditët e fundit. Mungesa e mbrojtjes, krasitjes dhe shërbimeve të tjera rrezikon pemën simbol dhe po çon drejt degradimit edhe ullinj të tjerë të mbjellë që prej mesjetës së hershme në Piqeras dhe Lukovë. “Në kohë të mërgimit, kur banorë të këtyre zonave iknin për kurbet, këtu dilnin gratë e fshatit dhe përcillnin burrat dhe fëmijët e tyre, prandaj quhet “Ulliri i Lotëve”.

Vijo leximin

Print