• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Organike, nga A-ja te Zh-ja

Bujqësia biologjike në Shqipëri duket se po kalon një periudhë të vështirë. “Sa herë ikin donatorët, aq herë i largohemi edhe bujqësisë organike”. Kështu shprehet specialisti Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë Bio, në Durrës. Sipas tij, shkaqet janë të shumta dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me mungesën e subvencioneve, por edhe me faktin se bujqësia është e lidhur me tokën dhe duhen të paktën tre vjet që ajo të jetë optimale për të prodhuar. Kthimi i investimit nuk është i shpejtë dhe rreziku është i lartë. Por, për dr. Isufin, lajmi se projektligji i bujqësisë organike (për të cilin ka kontribuar) ka mbërritur tashmë në tavolinë është pozitiv.

Vijo leximin

Print

Vjen makineria, në Tiranë nuk do të priten më pemët nga bashkia

Pemët që dikur gjelbëronin sheshin “Skënderbej” nuk do të jenë më aty ku ishin. Bashkia ka nisur zhvendosjen e tyre në skajet të ndryshme të kryeqytetit, pasi sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, për pemët po tregohej kujdes duke i shkulur me makineri. “Nisëm zhvendosjen e pemëve te sheshi Skenderbej me anë të një makinerie që kujdeset për të mos i dëmtuar, – njoftoi Veliaj duke treguar procesin me anë të një videoje të postuar në Facebook. "Pasi lëvizen, pemët mbillen sërish te Kopshti Botanik, te Liqeni Artificial ose në rrugët ku ka nevojë”.

Print

Një fermë e veçantë mes pallatesh në Tiranë

Sigurisht që duhej një mendje e madhe, që të dizenjonte një bllok pallatesh në Tiranë pas Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në afërsi të Zogut të zi, ku sheshet mes pallateve mos zaptoheshin nga parkingjet e makinave dhe hapësirat publike nga kioskat e shëmturara. Ishte pikërisht arkitekti i njohur Daniel Libeskind, i cili projektoi që në mes këtij blloku pallatesh, hapësira të kthehej në fermë bujqësore dhe produktet e përfituara prej saj t’i merrnin banorët.

Vijo leximin

Print

Agrobiodiversiteti në Komunën Blerim, Fushë-Arrëz

Në datë 30 shtator u organizua në komunën Blerim një trajnim me fermerë nga komuna, mbi rëndësinë e kultivimit të kultivarëve bujqësorë autoktonë. Trajnimi u organizua në fermën e familjes Dervishi, nga eksperti kombëtar i farave, As. Prof. Belul Gixhari, dhe agronomi ekstensionist i zonës, Mehmet Ramadani. Prof. Belul Gixhari prezantoi në takim rëndësinë e agro-biodiversitetit, punën e Bankës Gjenetike të Farave, Tiranë, për mbrojtjen e bimëve bujqësore autoktone nga zhdukja duke realizuar ruajtjen e tyre me fara në frigoriferë, si dhe me fidanë në fidanishten e Bankës.

Vijo leximin

Print

A përmirësohet cilësia e mjedisit me projektin e ri të sheshit të Tiranës?

Nga Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Rigjallërim i QEndrës së Tiranës, Sheshi Skënderbej” evidentohet se nuk do të ketë pasoja domethënëse në mjedisin e zonës gjatë fazës së ndërtimit, ndërsa pas përfundimit cilësia e mjedisit do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Kjo, si rrjedhojë e disa elementeve pozitive që projekti përmban:

• Projekti parashikon një shesh pa makina

• Shtim të numrit të pemëve nga 223 në 1832

Vijo leximin

Print