• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

“Colours of Albania”

Komunikimi tashmë ju përket të gjithëve dhe kanalet moderne janë mediat sociale, si Instagrami dhe Facebook-u. Imazhi është një ndër format më të perceptueshme nga publiku dhe të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, mund të jenë pjesë e një konkursi fotografik nën hashtagun #ColoursofAlbania. Kjo nismë e Ministrisë së Jashtme synon të përfshijë qytetarë që dëshirojnë të promovojnë bukuritë shqiptare, duke shndërruar ata në diplomatë dixhitalë. “Është një përpjekje për të treguar Shqipërinë që kemi.

Vijo leximin

Print

Shqipëria turistike në “skanerin” e gazetarëve gjermanë

Një grup gazetarësh dhe tur operatorësh nga Gjermania kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të një “Turi Familjarizues” për të promovuar turizmin shqiptar. Gazetarët gjerman së bashku me drejtuesit e disa agjencive turistike do të qëndrojnë në vendin tonë nga data 4 qershor deri më 16 qershor. Turi nisi me një vizitë në Liqenin e Fierzës, Parkun Kombëtar Nikaj Mërtur, një shëtitje në qytetin e Kukësit dhe më pas vizita në qytetin e Prizrenit. Gjatë ditëve të tjera të qëndrimit ata do të kenë mundësinë të vijojnë itinerarin në jug të Shqipërisë për të parë nga afër potencialin që ofron bregdeti.

Vijo leximin

Print

Restorantet, dokumenta fiktiv për kushtet higjeno-sanitare

Helmimi i klientëve në restorant “Artigiano”, në zonën e ish-Bllokut ka vënë në alarm Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, i cili një ditë më parë dha urdhër mbyllje për këtë biznes. Përfaqësues të institucioneve që kanë në dorë sigurinë ushqimore dhe shëndetësore të konsumatorëve, deklarojnë se inspektimet e përsëritur kanë nxjerr në pah problematikën. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit e konsideron këtë një rast të izoluar, ndërsa për Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, problem është sigurimi i dokumentave fiktive të kushteve higjeno-sanitare nga ana e bareve dhe restoranteve.

Vijo leximin

Print

Kanali vaditës Vjosë-Levan-Fier pastrohet pas 25 vitesh

Pas më shumë se 25 vjet, Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e linjës kanë përfunduar tashmë punën për pastrimin e kanalit vaditës Vjosë-Levan-Fier. Kjo është vepra më e madhe vaditëse në zonën e Myzeqesë me një gjatësi prej 31 km. Pas një pune gati 3 mujore për pastrimin kjo vepër vaditëse është gati për sezonin e vaditjes për tokat bujqësore të fermerëve të zonave Cakran, Frakull, Levan, Pojan dhe Seman. Për pastrimin e kësaj vepre vaditëse u përdor fondi prej 127 milion lekë.

Vijo leximin

Print

Përmbyllet konkursi kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”

Partnerët Shqipëri organizuan në datat 24-25 maj 2016 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2016”. Ky ishte viti i pestë që Partnerët Shqipëri organizon këtë konkurs i cili synon të mbështesë nisma biznesi që promovojnë përfshirjen sociale, integrimin, punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal nëpërmjet një qasjeje miqësore ndaj mjedisit. Risia e tij qëndron në bashkëpunimin dhe krijimin e një fondi të përbashkët të krijuar nga dhurime të kompanive vendase dhe institucioneve donatore ndërkombëtare, me mbështetjen institucionale të Fondit Rockefeller Brothers (RBF).

Vijo leximin

Print