• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Të fshehtat e Pogradecit

Në bregun e Liqenit të Ohrit panorama nuk le hapësirë për koment. Por ajri ndihet menjëherë që është ndryshe. Përgjatë rrugës që të çon në Pogradec, tashmë gjiret e vogla për plazhe janë pakësuar dukshëm. Pogradeci vazhdon të mbetet një qytet pa hyrje, por Liqeni i Dritës është ai që merr të gjithë vëmendjen. Në mëngjes peshkatarët e kanë mbyllur punën, por rrallë hasim ndonjë që pastron rrjetën e vogël, dhe peshkon për mbijetesë. “Cironkat janë pakësuar se gjuhet pa kriter”, shprehet Arian Rushiti, peshkatar.

Vijo leximin

Print

Veliaj: Kopshtit zoologjik do t’i shtohen 10 sorkadhe

Kopshti ekzistues zoologjik në kryeqytet shumë shpejt do ti shtohen edhe 10 sorkadhe. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një postimi në rrjetin sovial Facebook, i cili ndërmjet të tjerave thekson se ndërsa është duke u hartuar projekti për kopshtin e ri dhe modern zoologjik të Tiranës, po punohet edhe për të mirëmbajtur atë ekzistues…“Teksa përgatisim projektin e ri të “TiranaZoo”, kemi përmirësuar ndjeshëm ekzistuesin, shihe vetë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Tiranës në komentin që shoqëron edhe një album me foto nga puna që po kryhet në këtë ambient.

Vijo leximin

Print

Butrinti pret 170 mijë turistë

Parku Kombëtar i Butrintit, një prej atraksioneve më të rëndësishme turistike në jug të vendit, është duke pritur një fluks masiv vizitorësh shqiptarë dhe të huaj. Siti arkeologjik këtë vit po ofrohet së bashku me Observatorin e Zogjve, Kalanë e Ali Pashës në kanalin e Vivarit dhe Kalanë Trekëndore, por harmonizimi i këtyre aseteve me territorin arkeologjik mbetet ende një sfidë, sipas drejtuesit të parkut, Gjergji Mano. “Për të tretin vit radhazi shkojmë në një vlerë të ardhurash rreth 600 mijë euro. Kishim një buxhet 1 milion euro, të cilat jemi përpjekur që me projekte të ndryshme t’i vendosnim në shërbim të vizitorëve”, deklaroi Mano.

Vijo leximin

Print

Siguria e Produkteve Shqiptare - Mitet dhe të Vërtetat

Të bësh pazar në Shqipëri nuk është edhe aq e lehtë dhe e sigurtë. Jo për nga mundësia, por për nga garancia e asaj që arrin të blesh. Kur bëhet fjalë për produkte, të cilat i konsumojnë njerëzit, mirë është që gjërat të thuhen troç. Kur flitet për ushqime të shëndetshme dhe siguri ushqimore, të gjithëve ju duket sikur ka kakofoni fjalësh. Shto këtu edhe përgjigjet ‘zyrtare’ të tipit që problemi është shumë ‘kompleks’, dhe konsumatori më pas, detyrohet të blejë kuturu. Së pari, siguria ushqimore ka të bëjë me mosekzistencën e asnjë rreziku për ushqimet, të cilat shkaktojnë më pas, probleme në shëndetin tonë.

Vijo leximin

Print

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Haxhinasto: Projekti përfundon në 2019

Projekti i hekurudhës së re Tiranë-Durrës me zgjatim aeroportin e Rinasit do të kushtojë 82 milionë euro, 35 nga të cilat do të jepen në formë granti falas nga BERZH. Projekti është shpallur fitues nga Bashkimi Europian në kuadër të mbështetjes për Ballkanin perëndimor. “Studimi është përfunduar. Është një projekt i detajuar i këtij segmenti. Në Samitin e Parisit, më 4 korrik, besoj se do të bëhet zyrtarisht dhënia e grantit, 85 milionë euro dhe na mbetet ne të shohim mundësitë për pjesën tjetër, e cila do të gjendet ose nga buxheti i shtetit, ose nga mundësi të tjera”, deklaron Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Vijo leximin

Print