• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

“Përmirëso qytetin” me telefon

Nëse ju shqetëson mungesa ndriçimit e pusetave ne lagje, keni ambient te ndotur apo shqetësime te tjera ndaj bashkisë ku jetoni, përmes fotografive, mund t’i dërgoni ne një aplikacion te veçante. “Përmirëso Qytetin” është platforma me e re dixhitale, ku çdo qytetar i Shqipërisë përmes telefonit apo kompjuterit mund te denoncoje shqetësimet per bashkinë e tij. Gjate prezantimit, zv/kryeministri Niko Peleshi, deklaroi se kjo metode e ngjashme me “komisariatin dixhital” do te vere ne lëvizje pushtetin vendor.

Vijo leximin

Print

Mblidhet Task-Forca për turizmin, ja masat për sezonin veror

Ditëen e djeshme u mblodh për herë të parë Task-Forca për menaxhimin e sezonit turistik veror 2016, në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, evidentoi rezultatet pozitive për turizmin për vitin 2015, si rritjen e numrit të turistëve, dhe të ardhurat që fitoi ekonomia shqiptare nga turizmi. “Përveç ngjarjeve turistike që ndodhën në Shqipëri vitin e kaluar, ne patëm një ngjarje të rëndësishme legjislative, si ligji i ri për turizmin për Republikën e Shqipërisë.

Vijo leximin

Print

Zviceranët promovojnë: Një kartolinë nga Gjirokastra

Kushdo që udhëton në tokën e shqiptarëve, ka mundësi të shikojë shumë gjëra, ndër to shikon se shqiptarët janë mes migrimit në Europë dhe shpresës se Europa po vjen në Shqipëri. Në reportazhin e redaktorit të gazetës zvicerane “St.Galler Tagblatt” tregohet historia e vendit tonë, i cili konsiderohet një vend i vogël, që gjatë 2000 viteve të shkuara “ka ecur” krah grekëve, romakëve, osmanëve, fashistëve italianë. “Të gjithë këto vende, kanë përjetësuar veten në tablotë e qyteteve, kështjellat, tempujt, kishat e xhamiat”- shkruan autori.

Vijo leximin

Print

“Terra Madre Balkans”, fermerët e Ballkanit mblidhen në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi pritës për fermerë dhe prodhues të vegjël nga 13 vende të rajonit e me gjerë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre si dhe do të shkëmbejnë eksperienca. “Terra Madre Balkans”, aktiviteti që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë dhe stilin e të ushqyerit, më 2-5 qershor do të zbarkojë në Tiranë, duke e kthyer shndërruar kryeqytetin shqiptar në qendrën rajonale të politikave dhe programit mbi prodhuesit e vegjël, fermerët, shijet dhe produktet e rrezikuara.

Vijo leximin

Print

Projektet e turizmit, qeveria skemë financimi deri në 50% të kostos

Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht projekte më fushën e turizmit. Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton afatet dhe kriteret të kërkesë-propozimeve. Në vendim thuhet konkretisht se, Ministria Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nëpërmjet fondeve të parashikuara në buxhetin e shtetit, financon projekte studimi, promovimi dhe edukimi apo modele inovative të produkteve turistike, në funksion të turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë.

Vijo leximin

Print