• Kreu
  • Të tjera
  • Të tjera

Dita Botërore e Ushqimit

Më 16 Tetor 1945, 42 vende vepruan Në Kebek, Kanada, për të krijuar Organizatën e Ushqimit dhe Agrikulturës të Kombeve të Bashkuara (FAO). Duke bërë këtë, ata morën një hap tjetër të rëndësishëm përpara në betejën e përhershme të njeriut kundra urisë dhe kequshqyerjes. Përmes krijimit të FAO-së ata ofruan veten dhe shumë kombe të tjera që do të hynin në Organizatë, me një mekanizëm përmes së cilës Vendet Anëtare duhet të merren me një sërë problemesh që janë shqetësim i madh për te gjithë vendet dhe të gjithë njerëzit.

Vijo leximin

Print

Në Ditën Botërore të Ushqimit, nxënësit gatuajnë receta me produkte vendase

Prodhimet bujqësore vendase kanë gjurmë më të vogël karboni se shumë produkte të importit, dhe gjithasht mundësojnë përmirësimin e ekonomisë së vendit. Ekonomia vendore nxitet duke nisur nga konsumimi i prodhimeve bujqësore vendase që jo vetëm kanë gjurmë më të vogël karboni se shumë produkte të importit, por bazuar në një sërë hulumtimesh, besohet se janë edhe më të ushqyeshme.

Vijo leximin

Print

Çaj mali, në vend të kanabisit

Në këtë shkrim, nuk e kam fjalën për zëvndësimin e pirjes së çajit me atë të kanabisit. Gjetkë dua të dal. E kam fjalën për mbjelljen e çajit nga fshatari Ferit Hysolli e famija e tij, në fshatin Sinicë të Devollit. Njeriu punëtor që është mësuar të rrojë me djersën e ballit e në mënyrë të ligjshme, e gjen rrugën. Kështu e gjeti para dy vjetësh Feriti dhe bashkëshortja e tij, Liria, të ndihmuar edhe nga djali i tyre, Klodjan Hysolli. Ata nuk u morën si shumë fshatarë shqiptarë me kultivimin e kanabisit, por me atë të çajit, pasi deshën ta bëjnë gjumin të qetë.

Vijo leximin

Print

Dhuna ndaj kafshëve, Tahiri kërkon ndryshimin e Kodit Penal

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ndalet përpara nismës ligjore dhe i ka propozuar sot Kuvendit një pr/ligj disa ndryshime në kodin penal. “Paraqita një pr/ligj i cili synon disa gjëra, e para duke u nisur nga fenomene të njëpasnjëshme ndaj dhunës kundër kafshëve. Kërkoj ndryshime në kodin penal ndaj të dhunës në tërësi. Ai që dhunon sot një kafshë, nesër patjetër dhunon një familjar e bëhet rrezik për shoqërinë”,- u shpreh Tahiri. Ai gjithashtu i bën thirrje Parlamentit të reagojë dhe të marrë në konsideratë propozimin e tij.

Vijo leximin

Print

Java Evropiane e Pyjeve, 9 -13 tetor 2017

Ndërtimi i një mjedisi ekonomik më të gjelbër (Building a Greener Economic Environment) Java Evropiane e Pyjeve do të mbahet në Varshavë gjatë periudhës 9 -13 tetor 2017. Fillimisht është festuar në vitin 2008, ajo ofron një mundësi për të rritur dukshmërinë e sektorit pyjor dhe për të ndikuar në diskutimet pan-evropiane dhe globale lidhur me pyjet. Tema e këtij viti "Pyjet, e mira jonë e përbashkët" do të nxjerrë në pah kontributin që pyjet evropiane i japin jetës së njerëzve: sigurimi i drurit, produkteve pyjore jo drusore dhe biomasës së drurit (për energji të rinovueshme); nxitja e furnizimit me ujë të freskët; dhe mbrojtjen e mjedisit.

Vijo leximin

Print