• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike

Bashkia e Tiranës bëhet ekologjike, do blejë makina elektrike

Bashkia e Tiranës kërkon të japë shembullin në ekologjizimin e flotës së automjeteve në kryeqytet, duke blerë 6 automjete elektrike. Në procedurën e hapur ditën e premte për blerjen e disa mjeteve të transportit për nevojat e Bashkisë, krahas 1 mikrobuzi, 2 karotrecash dhe 2 kamionçinash Pick-Up, preventivi përfshin edhe 5 autovetura elektrike dhe 1 autoveturë elektrike hibride, e cila funksion edhe me benzinë. Krahas 6 autoveturave elektrike, tenderi përfshin edhe blerjen e një karikuesi fast-charger për këto lloje automjetesh, për një fond limit prej mbi 48 milionë lekësh.

Vijo leximin

Print

Dëmet nga të nxehtit, gjysma e bujqësisë u tha

Thatësira e tejzgjatur e këtij viti ka shkatërruar plotësisht 50 % të sipërfaqeve të mbjella në ara dhe drufrutorë. Një raport i Ministrisë së Bujqësisë tregon se kulturat më të prekura nga moti me temperatura ekstremisht të larta dhe mungesë reshjesh për më shumë se 70 ditë janë misri, perimet, jonxha dhe dëme të tjera në pemëtari, vreshta, ullinj dhe agrume. Në kulturën e misrit këtë vit pritet rreth 22 % prodhim më pak se sa ishte parashikuar. Kurse në sipërfaqet e mbjella me jonxhë rezulton rreth 30 % e prodhimit e dëmtuar. Prodhime të tjera të verës të dëmtuara janë perimet dhe patatja.

Vijo leximin

Print

Thatësira ndryshon buxhetin. 40 mln USD për enegjinë e zjarret

Thatësira e gjatë e ka detyruar qeverinë të ndërhyjë për të ndryshuar buxhetin e shtetit. Top Channel zbardh aktin normativ të Ministrisë së Financave, i cili ndryshon buxhetin e këtij viti veçanërisht në dy zëra: mbështetjen për energjinë dhe fondin rezervë. Sipas draftit të rishikuar, qeveria do të japë 3 miliardë lekë të tjera për sektorin e energjisë, nga 1.5 miliardë që kishte parashikuar në fillim të vitit. Fondet shtesë do të shkojnë për të paguar kreditë e kompanive publike të energjisë.

Vijo leximin

Print

Dielli shqiptar, biznesi 500 mln euro i dekadës

Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250-320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

Vijo leximin

Print

Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike. Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve.

Vijo leximin

Print