Eurostat: Shqipëria, e 7-ta në Europë për energjinë e rinovueshme

Zyra e Statistikave e Bashkimit Europian (Eurostat) në raportin e publikuar mbi përdorimin e energjisë së rinovueshme në Europë, e rendit vendin tonë në vendin e shtatë me 34,9% të konsumit të energjisë së rinovueshme ndaj prodhimit të përgjithshëm energjetik të Shqipërisë. Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ka tejkaluar edhe mesataren e BE-së e cila përllogaritet në vlerën e 16.7%, si dhe është një ndër 15 vendet që e ka nivelin mbi 20%, i cili është edhe objektivi i BE-së. Të dhënat e publikuara nga Eurostat i referohen vitit 2015 dhe shërbejnë si bazë krahasuese me vendet e tjera të Europës dhe të rajonit.

Bashkimi Europian, në kuadër të ‘Europe 2020’, ka vendosur si objektiv kryesor arritjen e një niveli mesatar të konsumit të energjisë së rinovueshme prej 20% të prodhimit të përgjithshëm energjetik brenda vitit 2020. Burimet e energjisë së rinovueshme përfshijnë ato diellore, fotovoltaike, hidrike, eolike (të erës), energjinë gjeotermike dhe të gjitha format e biomasës.

Print