Shqipëria nuk arrin dot objektivin për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020

“Monitor” ka publikuar një artikull ku flitet për objektivat e vendeve të Ballkanit për energjinë e rinovueshme deri në vitin 2020. Për sa i përket artikullit, thuhet se vetëm 4 vende mund të arrijnë objektivin deri në vitin e lartëpërmendur. Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi dhe Rumania, janë të vetmet vende të cilat e kalojnë këtë sprovë. Mes tyre nuk është Shqipëria e cila ka si target arritjen e 38% energjisë së rinovueshme ndaj konsumit total.

Të dhënat bëhen të ditura nga Eurostat.Më keq paraqitet Qipro me vetëm 9.4% të konsumit të energjisë së rinovueshme nga 13% që është targeti dhe Maqedonia me rreth 19.9% nga 28% që ka tragetin.

Sipas këtyre të dhënave Rumania është vendi i parë që ka arritur të ketë 24.8% të konsumit final nga energjia e rinovueshme. Targeti i përcaktuar nga BE-ja ishte 24%. Mali i Zi cilësohet si lider në rajonin e Ballkanit, duke qenë se ka arritur ta çojë këtë shifër në rreth 43.1% nga 33% që e kishte tragetin e përcaktuar nga BE-ja.

Edhe Kroacia e ka arritur të tejkalojë objektivin me 9 pikë përqindje, duke arritur në29%.

Me 18.2%, Bullgaria gjithashtu arriti të kapërcente 16% si nivel të përcaktuar. Por, Eurostat nuk ka të dhëna për Serbinë dhe Bosnje – Hercegovinën. Nga vendet e BE-së, ato me rezultatin më të dobët janë Luksemburgu dhe Malta me përkatësisht 5% të konsumit nga burimet e energjisë së rinovueshme. Ndjekin pas Holanda (5.8%), Belgjika (7.9%) dhe Mbretëria e Bashkuar (8.2%).

Print