• Kreu
  • Të tjera
  • Ndryshimet klimatike
  • “Parisi” kushton 40 milion euro në Shqipëri! Strategji për uljen e sasisë së karbonit në 4 sektorë të ekonomisë

“Parisi” kushton 40 milion euro në Shqipëri! Strategji për uljen e sasisë së karbonit në 4 sektorë të ekonomisë

Ministria e Mjedisit është pajisur me një strategji dhe plan të cilët do të udhëheqin vendin drejt një ekonomie me nxjerrje më të ulëta të karbonit dhe do të adaptojë disa sektorë drejt objektivave miqësore ndaj klimës. Ekpertë nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Energjisë diskutuan dokumentet e reja sot gjatë aktivitietit të prezantimit. “Strategjia e re përmbledh dhe racionalizon planet dhe strategjitë ekzistuese, duke dhënë një vlerësim gjithëpërfshirës të veprimeve të përshtatshme për klimën të planifikuara në Shqipëri, dhe që shfrytëzon sinergjitë dhe mbush hendeqet”, tha Lucia Perugini, studiuese e lartë tek CMCC, Itali dhe eksperte me projektin IBECA të financuar nga BE

Perugini përgatiti dokumentet të cilat do të miratohen nga qeveria. Ajo përmendi se prioritetet e Shqipërisë janë reduktimi i shkarkimeve të karbonit me 11.5% në 2030 ashtu si janë skicuar në detyrimin e vendit pas Marrëveshjes së Parisit, dhe vendosja e grumbullimit të të dhënave për sektorë me shkarkime të larta si energjia, transporti, bujqësia, përdorimi i tokës, dhe pyjet.

Disa ekspertë të tjerë paraqitën shënjestrat e përcaktuara dhe objektivat për secilin nga sektorët që kontribuojnë në ndryshimin klimatik përmes nxjerrjes së lartë të karbonit. Në sektorin e energjisë dy prioritetet kyç për zbutjen e ndryshimeve klimatike do të jenë promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme dhe përmirësimi i efiçiencës së energjisë. Veprime parashikohen në fushën e transportit duke promovuar përdorimin e makinave miqësore ndaj mjedisit dhe duke përmirësuar transportin publik dhe duke prezantuar rregulla të reja për shkarkimet nga makinat. Në sektorët e bujqësisë dhe pyjeve masat për uljen e karbonit në tokë janë thelbësore për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Për të gjithë sektorët është përfshirë dhe një analizë financiare që specifikon kostot e nevojshme për të kryer të gjitha veprimet. Sasia totale qe nevojitet për të zbatuar strategjinë është 40 milion Euro deri në 2020 që lidhet me veprimet e përshtatshme për klimën të parashikuar në planet dhe strategjitë ekzistuese, raporton SCAN.

Ky dokument i fundit hedh themelet për linjëzimin e legjislacionit dhe politikave sipas direktivave të BE-së në fushën e ndryshimit klimatik. Që kur Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Parisit në 2016 ajo detyrohet të përcaktojë pjesën e kontributit ndaj ndryshimeve klimatike, të rrisë kapacitetet për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, të vendosë mekanizma monitorues të shkarkimeve të karbonit, dhe të promovojë ndërgjegjësimin dhe arsimimin me synim uljen e shkarkimeve. Kjo kërkon veprim në sektorët si energjia, transporti, bujqësia dhe pyjet.

Print