Ditët e energjisë në Berat

Në qytetin e Beratit, në kuadër të projektit “Së bashku- Një sy për Mjedisin”, pjesë e programit SENiOR - II Albania, mbështetur financiarsht nga Ambasada Suedeze ne Tiranë, nisi cikli i trajnimeve në katër shkolla të mesme, të cilat janë përzgjedhur në bashkëpunim me DAR – Berat (klasat e X-ta). Këtë cikël trajnimesh, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”Berat e ka sjellë në mbështjetje të projektit që po zbaton, duke i quajtur “Ditët e energjisë”.

Konceptet: Energji, Burimet alternative të energjisë; Legjislacioni shqiptar; Përfitimet e përdorimit të zgjuar të energjisë, ishin objektivat e seminarit të organizuar këto dy ditë. Në vijim nxënësve i tërhoqi vëmendjen mënyra sesi ndikojnë dhe sa ndikojnë përdorimet e burimeve alternative në uljen e ndotjes mjedisore. Kjo u përcoll nga materiali që edhe ju mund ta klikoni këtu, duke mësuar më shumë mbi të.

Gjatë këtyre dy muajve (tetor-nëntor), organizata do të vazhdojë të japë njohuri mbi Efiçensën e energjisë, duke i nxitur nxënësit për të mësuar përfitimet e përdorimit të “Energjisë së zgjuar”, duke organizuar edhe një konkurs mbi këto njohuri. Konkursi do të jetë produkt i konkurimit të katër shkollave të mesme ku fituesi do të marrë një çmim, që janë llambat LED, për ambientet e shkollës fituese.

Print