Energji nga dielli dhe era, si do ndahet dhënia e kapacitetit 50 MW mes operatorëve

Shqipëria ka vendosur në objektiv të saj rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020, i cili për të arritur targetin e vendosur në masën 38% te konsumit total nga energjitë e rinovueshme, ka parashikuar ndërtimin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, respektivisht me një fuqi totale të instaluar 50 MW dhe 30 MW.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije se ministri Damian Gjiknuri ka miratuar urdhrin që përcakton se si do të ndahet dhënia e kapaciteteve për rastin e 50 MW të energjive nga fotovoltaikët.

Ndarja e dhënies së kapaciteteve Konkretisht, sasia e energjisë elektrike që prodhohet nga centralet fotovoltaike dhe që do përfitojë nga skemat e mbështetjes së përcaktuar në ligjin nr.7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, ndahet si më poshtë:
i) 20 MW do përfitohen nga prodhuesit me përparësi me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 2MW;
ii) 30 MW do të përfitohen nga prodhuesit me përparësi në bazë të mbështetjes sipas kontratës për diferencë.

Sipas Ministrisë, kjo lloj ndarjeje siguron një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet promovimit të këtyre investimeve dhe garantuar qëndrueshmërinë e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Print